Home / Sport / Figo: Reali e përzuri Raulin

Figo: Reali e përzuri Raulin

Ish-reprezentuesi i Portugalisë, Luis Figo, beson se ikona e Real Madridit, Raul, ka dashur të pensionohej te klubi mbretëror, por ishte detyruar që të largohet pa dëshirën e tij.

Sulmuesi me përvojë, momentalisht i kontraktuar nga Al Sadd, u largua nga klubi spanjoll për Schalken në verën e vitit 2010, por Figo beson se ish-bashkëlojtari i tij gjithmonë ka dashur të pensionohet.
“Raul kërkoi të mbyllte karrierën te Real madridi, por nuk ndodhi. Ai u detyrua të largohej nga Reali. Shpresoj që ai të jetë i lumtur në Katar”, është shprehur Figo.

Gjithashtu lexo

Minutat e para të Neymarit ndaj Toulouse: Përlotet, driblon bukur, godet shtyllën dhe në fund shënon gol (Foto/Video)

Fillimi i ndeshjes së Neymarit me Paris Saint Germainin ndaj Toulouse ka nisur me emocione …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *