Home / Lajme / Maqedoni / Filloi evidentimi i pri-pejd shfrytëzuesve

Filloi evidentimi i pri-pejd shfrytëzuesve

17 tetor-Operacioni që njëherit është edhe obligim ligjor për operatorët, është mbështetur plotësisht nga T-Mobile, VIP dhe ONE. Me të do të përfshihen edhe personat të cilët shumë kohë janë shfrytëzues të pri-pejd shërbimeve. Vlerësimet janë se evidentimi i kompletuar do të përfundojë përfundimisht me kuartalin e parë të vitit të ardhshëm.

Çdo shfrytëzues i ri pri-pejd që prej sot do të blejë sim kartelë për cilindo operator celular, duhet të regjistrohet. Është i obliguar t’i paraqesë të dhënat e tij personale, ndërsa këtë mund ta bëjë në tre mënyra, drejtpërdrejt në sallonin shitës, në internet ose me dërgim të SMS mesazhit.

Qëllimi i këtij aksioni pas të cilin qëndron Agjencia për komunikime elektronike (AKE) është mbrojtja e parapaguesve lojalë dhe të ndershëm nga çfarëdo lloj keqpërdorime, posaçërisht nga thirrjet anonim të cilat, siç u tha në konferencën për shtyp, veçmë po bëhen praktikë.

Operacioni që njëherit është edhe obligim ligjor për operatorët, është mbështetur plotësisht nga T-Mobile, VIP dhe ONE. Me të do të përfshihen edhe personat të cilët shumë kohë janë shfrytëzues të pri-pejd shërbimeve. Vlerësimet janë se evidentimi i kompletuar do të përfundojë përfundimisht me kuartalin e parë të vitit të ardhshëm.

“Nga sot do të shiten sim kartela të mbyllura, që deri më tani nuk ishte rast. Çdo blerës potencial, shfrytëzues i ardhshëm i ndonjë numri, do të duhet t’i paraqesë të dhënat e tij personale që ta aktivizojë kartelën. Qëllimi i këtij vendimi është që të pengohen malverzimet. Numri ynë 190 është i ngarkuar me thirrje nga qytetarët të cilët çdoherë ankohen për shqetësime. Dëshirojmë që ata maksimalisht të jenë të kënaqur, të pengohet kjo anomali”, tha drejtori i Agjencisë Robert Ordanovski.

Sipas operatorëve, ekziston rrezik që dikush të paraqitet me emër të rrejshëm, por të dhënat çdoherë do të kontrollohen.

“Në fazën e parë të aksionit ndoshta jo, por në të dytin sigurisht do të mund të bëhet verifikim konkret i adresës, emrit dhe numrave amë, vallë ato përputhen, ndërsa me këtë të konfirmohen edhe keqpërdorime eventuale. Procesi do të zgjasë, me siguri, një vit, dy ose më shumë, por alternativë tjetër për realizim të tij nuk ka”, deklaroi Zharko Llukovski nga T-Mobile.

Regjistrimi i pri-pejd shfrytëzuesve në T-Mobile veçmë është në procedurë të rregullt. Shembullin e ndjekin edhe VIP dhe ONE.

VIP mundëson riregjistrim të të gjithëve në tre mënyra, përmes internetit, numri 140150, si dhe drejtpërdrejt, në vendet shitëse, ndërsa ONE për këtë dedikim e hapi numrin 14181.

Qytetarët të cilët duan të dinë se kush qëndron pas një numri të caktuar celular, mund të paraqiten në numrin e vetëm 1188. Thirrja kushton 15 denarë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *