Home / Lajme / Maqedoni / Fillon asfalltimi i rrethit në qendër

Fillon asfalltimi i rrethit në qendër

30 tetor-Gjithashtu, projekti i rrethit në ndërtim e sipër parasheh edhe shtimin e hapësirave të gjelbërta dhe vendosjen e ulëseve për qytetarët. Ndërtimi i këtij rrethi me të gjitha elementet në qendër të qytetit do t’iu ofrojë qytetarëve një hapësirë shumë moderne, ku do të kenë mundësinë të qëndrojnë në një ambient që deri më tani i ka munguar qytetit.

Gjatë uikendit, kanë filluar punët për vendosjen e shtresës së parë të asfaltit në rrethin në qendër të qytetit. Që nga fillimi i ndërtimit të këtij rrethi punimet janë zhvilluar me një dinamikë të përshpejtuar. Ky rreth në formë elipse ndërtohet në kuadër të investime infrastrukturore të komunës së Tetovë dhe kap një gjatësi prej 60 metra dhe gjerësi 25 metra. Sipas projektit rrethi do të përfshijë ndërtimin edhe të një fontane me sipërfaqe prej 500 metra katror.
Gjithashtu, projekti i rrethit në ndërtim e sipër parasheh edhe shtimin e hapësirave të gjelbërta dhe vendosjen e ulëseve për qytetarët. Ndërtimi i këtij rrethi me të gjitha elementet në qendër të qytetit do t’iu ofrojë qytetarëve një hapësirë shumë moderne, ku do të kenë mundësinë të qëndrojnë në një ambient që deri më tani i ka munguar qytetit. Me këtë rreth edhe komunikacioni në këtë pjesë të qytetit do të jetë më pak i ngarkuar dhe konform të gjitha standardeve bashkëkohore.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *