Home / Lajme / Maqedoni / FMN me projeksion të ri për rritjen e ekonomisë

FMN me projeksion të ri për rritjen e ekonomisë

9 tetor-FMN parashikon që ekonomia në eurozonë sivjet të shënojë rënie prej 0,4 për qind, ndërsa vitin e ardhshëm të ketë rritje prej 0,2 për qind. Rritja e ekonomisë globale sivjet, ndërkaq, pritet të arrijë 3,3 për qind, ndërsa vitin e ardhshëm 3,6 për qind.

Ekonomia e Maqedonisë sipas raportit të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar të publikuar sot, sivjet do të ketë rritje ekonomike prej një për qind, ndërsa në vitin 2013 prej dy për qind.

Nga vendet në rajon, rritje të njëjtë si Maqedonia sivjet do të shënojë Bullgaria, derisa ekonomia e Shqipërisë do të rritet për 0,5 për qind, në Mal të Zi 0,2 për qind, në Bosnjë e Hercegovinë zero, derisa në Greqi pritet rënie prej gjashtë për qind, në Kroaci prej 1,1 dhe në Serbi 0,5 për qind.

Sipas projeksioneve të FMN-së për vitin e ardhshëm, krahas Maqedonisë rritje të BPV-së prej dy për qind do të ketë edhe Serbia, Shqipëria prej 1,7 për qind, Bullgaria dhe Mali i Zi 1,5 për qind, ndërsa BeH dhe Kroacia prej një për qind. Në Greqi është paraparë rënie e ekonomisë prej katër për qind.

Rritje më të madhe do të ketë në Kosovë prej 3,8 për qind, ndërsa vitin e ardhshëm prej 4,1 për qind.

FMN parashikon që ekonomia në eurozonë sivjet të shënojë rënie prej 0,4 për qind, ndërsa vitin e ardhshëm të ketë rritje prej 0,2 për qind. Rritja e ekonomisë globale sivjet, ndërkaq, pritet të arrijë 3,3 për qind, ndërsa vitin e ardhshëm 3,6 për qind.

FMN paralajmëron në rimëkëmbjen gjithnjë më të dobët nga kriza. Në raportin theksohet se në ekonominë globale ndikim më të madh do të ketë gjendja në SHBA dhe Evropë. Amerikanët duhet ta ndërpresin huamarrjen, derisa Evropa duhet të vazhdojë me fondin stabilizues, integrimin dhe unionin bankar.

FMN raportin do ta publikojë para takimit të rregullt vjetor që do të mbahet këtë javë në Tokio, Japoni.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *