Home / Sport / Franca ndal kampionin

Franca ndal kampionin

Kombëtarja e Francës nuk e ka lejuar kampionin në fuqi të Evropës dhe botës, Spanjën, që të gëzohej në ndeshjen e të martës mbrëma të zhvilluar në Estadio Vicente Calderon në Madrid.

Sergio Ramos u gjend më mirë në zonë për të shënuar golin e epërsisë së vendasve në minutën e 25-të.

Pa përfunduar gjysma e parë (42’), spanjollët patën një mundësi të artë për ta dyfishuar rezultatin, mirëpo goditjen e Cesc Fabregas e ndali Hugo Lloris.

Dhe për të dëshmuar se kjo mbrëmje ishte në favor të ‘les Bleus’, u përkujdes Olivier Giroud në minutat shtesë (90’+4) për ta shënuar golin e barazimit. Asistimi ishte i Franck Ribery.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *