Home / Lajme / Maqedoni / Fratini: BE-ja në dhjetor duhet të caktojë datë për negociata me Maqedoninë

Fratini: BE-ja në dhjetor duhet të caktojë datë për negociata me Maqedoninë

Shkup, 24 tetor 2012 -“Vlerësoj se të gjitha anëtaret e BE-së duhet t’i përkushtohen gjetjes së zgjidhjes finale të tregimit për emrin. Përfundimisht ta hapin derën dhe Maqedonisë t’i japin datë për fillimin e negociatave inkuadruese. Kjo është dëshirë e imja por edhe e qeverisë së presidentit Monti. Shpresoj se BE do të arrijë ta zhbllokojë këtë situatë të rëndë” deklaroi për Dojçe Velen Franko Fratini, ish shef i diplomacisë italiane, ish eurokomisionar për Drejtësi dhe Punë të Brendshme, dhe sekretar i përgjithshëm i ardhshëm i NATO-s.

Nuk është interes vetëm i Shkupit, por edhe i BE-së negociatat parainkuadruese përfundimisht të fillojnë, deklaroi Franko Fratini, i cili mori pjesë në Forumin e dytë të Berlinit kushtuar të ardhmes së Evropës.

“Vlerësoj se të gjitha anëtaret e BE-së duhet t’i përkushtohen gjetjes së zgjidhjes finale të tregimit për emrin. Përfundimisht ta hapin derën dhe Maqedonisë t’i japin datë për fillimin e negociatave inkuadruese. Kjo është dëshirë e imja por edhe e qeverisë së presidentit Monti. Shpresoj se BE do të arrijë ta zhbllokojë këtë situatë të rëndë” deklaroi për Dojçe Velen Franko Fratini, ish shef i diplomacisë italiane, ish eurokomisionar për Drejtësi dhe Punë të Brendshme, dhe sekretar i përgjithshëm i ardhshëm i NATO-s.

Duke i pasur parasysh katër vlerësimet pozitive të dhëna nga Komisioni Evropia në raportin për progresin e Maqedonisë dhe opsionit të mundshëm – zgjidhja e kontestit për emrin me Greqinë të rrjedhë paralelisht me procesin inkuadrues, në pyetjen nëse mundet Këshilli Evropian në dhjetor të caktojë datë për fillimin e negociatave inkuadruese, Fratini është decid se është interes edhe i BE-së që negociatat me Maqedoninë përfundimisht të fillojnë!

“Shpresoj… shpresoj” Tani shoh më shumë mundësi, pasi që situatat e krizës ndihmojnë që të gjenden zgjidhje atje ku të njëjtat janë të arritshme. Që çështja të vihet në tryezë besoj se do të jetë mirë edhe për Evropën” thotë Fratini.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse ka gjasa që Maqedonia të marrë lobistë nga ndonjë anëtare tjetër me përvojë dhe me renome të BE-së, Fratini thekson se Maqedonisë nuk i duhet lobim por i duhet mirëkuptim i përgjithshëm.

Përndryshe, pjesëmarrësit në diskutim, në mesin e të cilëve edhe ministrat e Punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe të Britanisë së Madhe, Gido Vestervele dhe Uilliam Hejg nënvizuan se deri në qëllimin e fundi: unionin politik, paraprin rrugë e gjatë. Edhe pse zgjerimi është stacion i rëndësishëm, kriza debitore e viteve të fundit tërësisht e shtyu në plan të dytë.

Sipas shefit të diplomacisë së Finlandës, Aleksandar Shtub para BE-së janë tre zgjerimie strategjike.

“Evropa para vetes ka tre zgjerime strategjike kyçe: zgjerime të lehta me vendet si Islanda, Kroacia, por edhe Norvegjia dhe Zvicra. i Dyti është me vendet e Ballkanit Perëndimor – i cili duhet të ndodh, dhe i treti është me Turqinë – e cila është njëra prej pesë vendeve më të rëndësishme në botë dhe për nga strategjia kyçe për Bashkimin Evropian. Në aspektin ekonomik do të jetë punë e shkëlqyer që Turqia të jetë pjesë e BE-së, ndërsa parë nga aspekti politik, madje edhe më mirë, pasi që bëhet fjalë për vend i cili i ka vlerat e demokracisë moderne, të shtetit mysliman i cili ka kontakte të ndryshme me pjesën tjetër të botës. Do të jetë risi e mirë që Turqia të jetë pjesë e BE-së, edhe atë sa më shpejtë – aq më mirë, vlerëson ministri Shtub, i cili ka mirëkuptim për ndjeshmërinë e Gjermanisë dhe Francës, por siç thotë, parë në afat të gjatë – anëtarësimi i Turqisë do të jetë i jashtëzakonshëm për Bashkimin Evropian

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *