Home / Sport / Futsall, Shkëndija mposht SEEU

Futsall, Shkëndija mposht SEEU

Në ndeshjet tjera të zhvilluara në kuadër të javës së 6-të, Juventus Serava mundi 9:5 Elitën, Royal Ilirët me rezultat 7:2 mposhtën Velesin, Mall Ajaks humbi 3:9 nga Zhelezareci, Kumanova u mund bindshëm 1:9 nga Bixho, ndërsa Ri Al Petrol fitoi 12:6 Crna Rekën.

Shkëndija ka mundur SEEU me rezultat 7:4 në derbin lokal të Tetovës, në kuadër të javës së gjashtë në Ligën e Parë të futbollit të vogël në Maqedoni. Takimi i zhvilluar në palestrën sportive e Gjimnazit të Tetovës, të dyja ekipet sollën lojë të shkëlqyeshme, të fortë dhe dinamike, ndërsa dëshira më e madhe për fitore udhëhoqi ‘kuqezinjtë’ drejt triumfit. “Kjo ishte një fitore e madhe për Shkëndijën. Një tjetër derbi lokal në Tetovë në ët cilin pas Elitës së Sllatinës, tani mundim edhe ekipin studentor. Një gëzim i madh për ne si skuadër më e re në këtë rajon, është fakti që këtë vit nga tre ekipe në Tetovë, fjalën kryesore e ka Shkëndija. Vazhdojmë me këtë rritëm edhe në ndeshjet e rradhës”, deklaroi udhëheqësi i KFV Shkëndija, Ajetali Dervishi-Tushi. Ndeshjen e radhës skuadra ‘kuqezi’ e ka kundër Velesit në transfertë, prej ku shpresojnë të dalin me tre pikë të reja. Në ndeshjet tjera të zhvilluara në kuadër të javës së 6-të, Juventus Serava mundi 9:5 Elitën, Royal Ilirët me rezultat 7:2 mposhtën Velesin, Mall Ajaks humbi 3:9 nga Zhelezareci, Kumanova u mund bindshëm 1:9 nga Bixho, ndërsa Ri Al Petrol fitoi 12:6 Crna Rekën.

Rezultatet:
Shkëndija-SEEU 7:4,
Juventus Serava-Elita 9:5,
Royal Ilirët-Velesi 7:2,
Mal Ajaks-Zhelezareci 3:9,
Kumanova-Bixho 1:9,
Ri Al Petrol-Crna Reka 12:6.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *