Home / Sport / Galliani: Allegri do ta ringjallë Milanin

Galliani: Allegri do ta ringjallë Milanin

Adriano Galliani beson se skuadra e tij shumë shpejt do të ringjallet dhe se këtë do ta bëjë nën drejtimin e menaxherit aktual, Massimiliano Allegri.

Milani po shijon një fillim të dobët të sezonit me vetëm shtatë pikë të mbledhura nga shtatë ndeshje dhe aktualisht pozicionohet i 11-ti në Serie A.

“Ne jemi të sigurt se do të rikthehemi në formë nën drejtimin e trajnerit aktual. Ne kemi shijuar sukses të madh nën Allegrin që nga ardhja e tij në vitin 2010”.

“Ne kurrë nuk kemi menduar ta zëvendësojmë atë. Ne kemi besim të plotë në të, një trajner i cili ka mbledhur 162 pikë brenda dy vitesh, që është një arritje e dukshme”, ka thënë Galliani për Sky Sport 24.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *