Home / Sport / Galliani: Arbitri na dëmtoi

Galliani: Arbitri na dëmtoi

Shefi i Milanit, Adriano Galliani, e ka akuzuar arbitrin që drejtoi derbin kundër Interit, të cilin Rossonerët e humbën me rezultat 0-1.

Vendimet e gjyqtarit Paolo Valeri u kritikuan edhe nga trajneri Massimiliano Allegri, i cili përmendi, mes tjerave, një gol të anuluar dhe një dyshim për penalti.

Tash edhe zëvendëspresidenti i klubit ka dërguar kritika në drejtim të arbitrit duke e notuar me katër (nga dhjetë).

“Nëse të gjithë gazetat ia kanë dhënë notën katër Valerit, atëherë duhet të ketë një arsye për atë”.

“Avokatët tanë më kanë thënë se nëse them që performanca e tij ishte teknikisht e papërshtatshme, atëherë nuk rrezikoj të dënohem”.

“Performanca e tij gjatë gjithë ndeshjes ishte e çuditshme. Problemet tona u shoqëruan nga problemet e arbitrit dhe kjo më zhgënjen”, u ka thënë Galliani gazetarëve.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *