Home / Lajme / Maqedoni / Gjendet i vdekur Ibrahim Sulejmani

Gjendet i vdekur Ibrahim Sulejmani

3 tetor-Ibrahim Sulejmani ishte dënuar për “vepra që kishin të bënin me krime lufte gjatë konfliktit të vitit 2001”, ndërsa me miratimin e ligjit për amnisti në Kuvend Ibrahim Sulejmani priste lirimin e tij..

Ish pjestari i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Ibrahim Sulejmani është gjetur i vdekur sot në mëngjes në burgun e Shtipit.

Ibrahim Sulejmani (39) vuante dënimin me burg prej 15 vjetëve, ndërsa në burgun e Shtipit ka qendruar katër vjet e gjysëm.

Ibrahim Sulejmani ishte dënuar për “vepra që kishin të bënin me krime lufte gjatë konfliktit të vitit 2001”, ndërsa me miratimin e ligjit për amnisti në Kuvend Ibrahim Sulejmani priste lirimin e tij.

Ndërkaq, drejtoresha e burgut në Shtip, Lidija Gavrilovska tha se nga ekspertiza e kryer nga ekipi mjekësor në burgun e Shtipit, u verifikua se vdekja e Ibrahim Sulejmanit është natyrore.

Organet hetimore kanë kryer ekspertizën në qelinë e burgut dhe se trupi i pajetë i Sulejmanit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Shkup. Por, këto pretendime pritet të verifikohen nga obduksioni.

Ministri i Drejtësisë, Blerim Bexheti lidhur me këtë rast tha se sipas informacioneve të para nga burgu i Shtipit, bëhet fjalë për vdekje natyrore, por ai ka lënë të hapur dyshimet për këtë vdekje misterioze

Ministri Bexheti angazhoi të gjitha shërbimet kompetente që të hetojnë vdekjen e ish-ushtarit të UÇK-së, Sulejmani.

Menjëherë pas marrjes së informatës për rastin e vdekjes së Ibrahim Sulejmanit në shtëpinë ndëshkuese përmirësuese në Shtip, ministri i Drejtësisë së Republikës së Maqedonisë, Blerim Bexheti angazhoi të gjitha shërbimet kompetente që të hetojnë arsyet dhe rrethanat në të cilat Sulejmani humbi jetën.

Informacionet fillestare, siç kumton Ministria e Drejtësisë, dëshmojnë që asnjë shenjë dhunë nuk është gjetur në trupin e të ndjerit dhe rezulton që vdekja është si pasojë e shkaqeve natyrore.

Megjithatë, edhe përskaj informacioneve fillestare së bëhet fjalë për vdekje natyrore, ministri i Drejtësisë përsëri angazhoi të gjitha shërbimet kompetente që të shqyrtojnë çdo dilemë që mund të ekzistojë në opinionin publik dhe tek familja e të ndjerit për arsyet e vdekjes.

Bexheti shpreh ngushëllim familjes së të ndjerit Ibrahim Sulejmani dhe siguron opinionin që të gjitha procedurat do të realizohen në përputhje me ligjin dhe me pritjet e familjes së tij.

Për informim korrekt të opinionit, Ministria e Drejtësisë informon që tashmë i ndjeri Ibrahim Sulejmani është liruar nga akuzat për krime lufte në përputhje me Ligjin për Amnesti dhe interpretimin autentik të po këtij Ligji nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, në bazë te vëndimit KUIKP Nr. 117/03 të Gjyqit të Tetovës të marrë më 9 shtator të vitit 2011.

Me kërkesë të të ndjerit, veprat tjera penale të tij i janë bashkangjitur në një aktakuzë me akuzën për Krime Lufte dhe procedura ka qenë në vijim për ndarjen e veçantë të veprave penale të të ndjerit

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *