Home / Sport / Gjermania e jashtëzakonshme

Gjermania e jashtëzakonshme

Futbollistët e përfaqësueses së Gjermanisë kanë folur në fushë për të heshtur kritikat e drejtuara kundrejt tyre në kohët e fundit. Të zgjedhurit e Joachim Loew kanë fituar me rezultat 6-1 në shtëpi të Irlandës.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 32-të kur pas një aksioni të Marcel Schmelzer, Marco Reus shënoi për epërsinë e mysafirëve.

Pa përfunduar pjesa e parë (40’), i njëjti futbollist e dyfishoi epërsinë, ndërsa Oezil dhe Jerome Boateng ishin të përfshirë në aksion.

Një ndërhyrje në dëm të Miroslav Klose, arbitri e dënoi me penalti, ndërsa Mesut Oezil ishte i saktë nga njëmbëdhjetëmetërshi (55’).

Sulmuesi i Lazios, Klose, u regjistrua në listën e golashënuesve (58’), pas një pune të mirë të Thomas Mueller.

Toni Kroos gjuajti me vole për të shënuar golin e pestë (61’) dhe më pas shënoi edhe golin e gjashtë për ‘die Mannschaft’ (83’).

Golin e nderit për ekipin vendas e shënoi Andy Keogh në minutat shtesë të takimit (90’+2).

Gjermania i prin Grupit C me nëntë pikë të grumbulluara pas tri ndeshjesh.

Nga ana tjetër, në ndeshjen e Grupit D, me golat e Van der Vaart (7’), Huntelaar (15’) dhe Schaken (50’), Holanda e ka mposhtur Andorrën me rezultat 3-0.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *