Home / Lajme / Maqedoni / Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë i hodhi poshtë dy nismat për vlerësimin e interpretimit autentik të nenit 1 të Ligjit për amnisti.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë i hodhi poshtë dy nismat për vlerësimin e interpretimit autentik të nenit 1 të Ligjit për amnisti.

31 tetor-Në lidhje me interpetimin autentik, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se interpretimi në vetëvete nuk përmban çfarëdo qoftë sqarime të nenit 1 nga Ligji për amnisti në kuptim të asaj si të kuptohet dispozita, as si të ndryshohet, por vetëm do të thotë përsëritje e shprehjeve në dispozitën ligjore dhe për shkak të kësaj vendosi se kjo nuk është e përshtatshme për vlerësim kushtetues-gjyqësor.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë i hodhi poshtë dy nismat për vlerësimin e interpretimit autentik të nenit 1 të Ligjit për amnisti.

Në seancën e sotme gjyqtarët njëzëri e hodhën poshtë nismën për vlerësimin e kushtetueshmërisë së Ligjit për amnisti, të miratuar në vitin 2002, ndërsa nisma tjetër për vlerësimin e kushtetueshmërisë së interpretimit autentik të Ligjit për amnisti është hedhur poshtë me vendim të shumicës.

Gjyqi vendosi të mos i pranojë dy iniciativat sepse vërtetoi se për çështjet e ngritura tani, institucioni tashmë ka debatuar dhe ka marrë vendim në dy raste.

Gjyqtarët konsiderojnë se për nenin 1 të Ligjit janë ezauruar të gjitha çështjet në nismat paraprake dhe tani nuk ka bazë për vendim ndryshe. Në lidhje me interpetimin autentik, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se interpretimi në vetëvete nuk përmban çfarëdo qoftë sqarime të nenit 1 nga Ligji për amnisti në kuptim të asaj si të kuptohet dispozita, as si të ndryshohet, por vetëm do të thotë përsëritje e shprehjeve në dispozitën ligjore dhe për shkak të kësaj vendosi se kjo nuk është e përshtatshme për vlerësim kushtetues-gjyqësor.

Iniciativat me të cilat kërkohej të shpallet si jokushtetues Ligji për amnisti, si dhe interpretimi autentik i Ligjit, referuan se ligjvënësi ka dalë nga konrizat e tij dhe i ka shkelur konventat ndërkombëtare të cilat parashikojnë që krimet ushtarake dhe krimet kundër njerëzimit të mos përfshihen me amnisti dhe të mos vjetërohen si vepra penale.

Nisma e parë është propozuar nga një grup qytetarësh nga Tetova, ndërsa e dyta nga Aleksandra Petrushevska nga Shkupi.

Gjykata Kushtetuese debatoi për katër rastet e Hagës “Udhëheqësia e UÇK-së”, “Neproshteni”, “Punëtorët e Mavrovës” dhe “Diga e Likovës”.

Kuvendi në korrik të vitit 2011 me votimin e interpretimit autetentik të Ligjit për amnisti vendosi të ndërpresë ndjekjen penale të përgjegjësve për katër “Rastet e Hagës”, të dyshuara për krime ushtarake nga viti 2001.

Deputetët e LSDM-së dhe PRSD-së votuan kundër interpretimit autentik për shkak se me të është rrënuar shteti juridik, ndërsa lëndët e Hagës të cilët nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë janë kthyer në Maqedoni nuk kanë mundur të jenë lëndë të Ligjit për amnisti. Përkundër tyre, deputetët e BDI-së, vlerësuan se interpretimi autentik do të mbyllë një problem afatgjatë. Oponentët e tyre nga blloku politik shqiptar i akuzuan për reagim të vonuar për zbatim të plotë të Ligjit për amnisti. Kërkesa për intrepretim autentik është parashtruar nga deputetë të BDI-së.

Gjykatësit kushtetues sot debatuan edhe për nismat e parashtruara për Ligjin për marrëdhënie pune dhe për Ligjin për sigurim shëndetësor, për Marrëveshjen e përgjithshme kolektive për sektorin privat nga fusha e ekonomisë së Republikës së Maqedonisë, si dhe për Vendimin për miratim të Planit të detajuar urbanistik për UE-2 një pjesë nga Blloku 8 Strugë, të aprovuar nga Këshilli i Komunës së Strugës

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *