Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Është detyrë e jona që vazhdimisht të investojmë në standarde të reja më të larta në politikë

Gruevski: Është detyrë e jona që vazhdimisht të investojmë në standarde të reja më të larta në politikë

7 tetor-Tashmë shumë vjet, theksoi, në bashkëpunim me Institutin “Pavel Shatev” dhe me fondacionet “Konrad Adenaur” dhe “Eduardo Fraj” VMRO-DPMNE zbaton trajnim të lartë të të gjitha kuadrove, ndërsa para së gjithash të të rinjve të cilët kanë ambicie që profesionalisht të merren me politikë dhe të marrin njohuri teorike dhe praktike për politikën dhe kulturën politike.

Është detyrë dhe obligimi ynë që vazhdimisht të investojmë në vendosjen e standardeve të reja më të larta në politikë. VMRO-DPMNE është lider i trendeve të tilla në Maqedoni, theksoi kryeministri dhe lider i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski në fjalimin para pjesëmarrësve të vazhdimit të katërt të akademisë politike “Pavel Shatev” që përfundoi në Shkup.

Tashmë shumë vjet, theksoi, në bashkëpunim me Institutin “Pavel Shatev” dhe me fondacionet “Konrad Adenaur” dhe “Eduardo Fraj” VMRO-DPMNE zbaton trajnim të lartë të të gjitha kuadrove, ndërsa para së gjithash të të rinjve të cilët kanë ambicie që profesionalisht të merren me politikë dhe të marrin njohuri teorike dhe praktike për politikën dhe kulturën politike.

Para më shumë se 200 dëgjuesve të akademisë politike, Gruevski porositi se në shkollat, akademitë dhe fakultetet politike mund të mësohen shumë punë, por se testi i vërtetë është kur do të marrin shans në praktikë të zbatojnë politika. “Ky është testi i vërtetë jo vetëm për atë sa është mësuar teoritikisht, por edhe për atë për çfarë njeriu bëhet fjalë, sa është i sinqertë dhe i gatshëm të bëjë diçka për qytetarët e tij dhe diçka pozitive për vendin e tij”, theksoi Gruevski.

Sipas Gruevskit, bartësit e funksioneve duhet të dinë se pjekurisë politike duhet t’i paraprijë ajo jetësore dhe se duhet të punojë me ndërgjegje dhe të kihet kujdes në sjelljen personale

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *