Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: VMRO kod i njohur historik i popullit maqedonas

Gruevski: VMRO kod i njohur historik i popullit maqedonas

23 tetor-“VMRO me kohën u shndërrua në një kod të njohur historik të popullit maqedonas. Ecja e saj nëpër udhëkryqe ballkanike të vështira është pjesë e pandarë e fatit tonë, theksoi kryeministri.

Vetëm një popull i cili ka guxim që të ballafaohet me të kaluarën e tij, ka forcë që të ndërtojë edhe një të ardhme individuale. Vetëm një popull i cili ka kujtesë, ka pjekuri dhe urtësi që ta vazhdojë jetën dhe të ballafaqohet me të gjitha sfidat që i sjell e ardhmja, tha kryeministri Nikolla Gruevski në fjalimin e Akademisë solemne me rastin e shënimit të Ditës së Luftës revolucionare maqedonase në Operën dhe Baletin e Maqedonisë.

Gruevski përmendi se 23 Tetori është një ga datat më të ndritshme të historisë maqedonase, dita e krijimit të Organizatës revolucionare maqedonase e cila në memrien kolektive të popullit maqedonas është shkruar si VMRO-Oragnizata e brendshme revolucionare maqedonase kryetari i parë i së cilës ka qenë Hristo Tatarçev.

“VMRO me kohën u shndërrua në një kod të njohur historik të popullit maqedonas. Ecja e saj nëpër udhëkryqe ballkanike të vështira është pjesë e pandarë e fatit tonë, theksoi kryeministri.

Në akademinë solemne mornën pjesë kryetari i Republikës së Maqedonisë Gjorgje Ivanov, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Trajko Veljanoski, përfaqësues të Qeverisë, të pushtetit gjyqësor, të jetës publike dhe sektorit civil.

Në kuadër të shënimit, delegacioni qeveritar me përbërje të ministres së Kulturës Elizabeta Kançevska-Milevska, ministri i Shëndetësisë Nikolla Todrov, Ministri i Mjedsit të Jetesës dhe Planifikimit të Hapësirës Abdilaqim Ademi dhe Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Spiro Ristevski vendosën lule para përmendores së Themeluesve të Organizatës së Brendshme Revulucionare Maqedonase në parkun “Gruaja Luftëtare” në Shkup. Lule para përmendores vendosën edhe një Delegacion nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë si dhe delegacionin nga VMRO-DPMNE-ja.

Në Muzeun e luftës maqedonase për shtetësi dhe pavarësi iu nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2012 shkrimtarit shqiptar nga Gostivari, Halil Zendeli dhe artistit figurativ prof. Vladimir Georgievski. Mirënjohja e lartë shtetërore ndahet për realizime shumëvjeçare në sferën e shkencës, kulturës, arsimit, mbrojtjes së interesave shtetërore dhe promovimit të prioriteteve shtetërore, vlerave dhe trashëgimisë kulturore-historike të Republikës së Maqedonisë.

Formimi i VMRO-së nënkupton fillimin e lëvizjes të organizuar maqedonase revolucionare që përmes Ilindenit në vitin 1903 dhe Republikës së Krushevës, përmes LNÇ-së rezulton me krijimin e shtetit modern të pavarur të Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *