Home / Sport / Guardiola do të ishte i përsosur për Arsenalin

Guardiola do të ishte i përsosur për Arsenalin

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Rafael Marquez, beson se Pep Guardiola do të ishte trajneri i përsosur për ta drejtuar Arsenalin.

Meksikani ka luajtur dy sezone nën Guardiolan para se të kalonte në SHBA te New York Red Bulls në vitin 2010.

Trajneri spanjoll po kërkohet nga të gjitha klubet evropiane, ndërsa Sir Alex Ferguson e ka përmendur si njërin nga kandidatët (së bashku me Jose Mourinhon) që mund ta zënë vendin e tij te Manchester United.

“Guardiola së shpejti do t’i kthehet futbollit. Mendoj se do të shkojë në Angli. Ai do të ishte i përsosur për Arsenalin”, ka thënë Marquez për SER.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *