Home / Sport / Guardiola shqyrton mundësinë për ta drejtuar Bayernin

Guardiola shqyrton mundësinë për ta drejtuar Bayernin

Sulmuesi italian, Luca Toni, ka thënë se Pep Guardiola ka shprehur dëshirë që të bëhet trajner i Bayern Munichut në të ardhmen.

Futbollisti i Fiorentinas ka luajtur me ish-trajnerin e Barcelonës gjatë kohës kur të dy ishin te Brescia dhe që atëherë e kanë ruajtur miqësinë.

“Ai më ka pyetur për Bayernin (ku, po ashtu, ka luajtur Toni). Mendoj se filozofia si po drejtohet klubi i përshtatet atij”.

“Ai është një trajner shumë i mirë, i cili do t’i përshtatej skuadrës në mënyrë të përsosur. Ai do t’i jepte mentalitetit gjerman disa veçori”, ka thënë 35-vjeçari për Bild.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *