Home / Sport / Gullit: Di Matteo po e rindërton Chelsea

Gullit: Di Matteo po e rindërton Chelsea

Legjenda e Chelseat, Ruud Gullit, është i impresionuar nga menaxheri Roberto di Matteo në Stamford Bridge.

Gullit e kishte blerë Di Matteon si lojtar kur ai kishte qenë vetë menaxher i Chelseat, dhe tash është dëshmitar i sukseseve të italianit si menaxher.

“Kam qenë shumë i impresionuar. Robbie ka dashur të ndryshojë disa gjëra pasi kur ju e merrni drejtimin në mes të sezonit nuk është e lehtë”.

“Ai filloi me bazën, mbrojtjen, dhe ai fitoi shumë me këtë. Ai tash po ndërton diçka në mënyrë ofensive, por ne nuk e kemi parë më të mirën nga Chelsea, që pritet të vijë, por jam i kënaqur me mënyrën se si lëviz skuadra”.

“Ndonjëherë keni nevojë për fat; ai ishte aty si asistent dhe përnjëherë ishte në drejtim, por kjo nuk ishte e lehtë dhe mendoj se ai po ia del shumë mirë”, ka thënë Gullit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *