Home / Lajme / Maqedoni / “Guri i Sidollit” në Kodrën e diellit u bë “Lugina e ambasadorëve”

“Guri i Sidollit” në Kodrën e diellit u bë “Lugina e ambasadorëve”

13 tetor-ministri Ademi në fjalimin e tij shfaqi dëshirën që kjo ngjarje të bëhet tradicionale, ndërsa Guri i Sidollit, i cili sot mori emrin Lugina e ambasadorëve të bëhet vend në të cilin për çdo vit në këtë ditë do të tubohen përfaqësuesit e korit diplomatik në Maqedoni

Ministri i Mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor Abdilaqim Ademi, mori pjesë në promovimin e vlerave kulturore dhe natyrore te Kodrës së diellit që u mbajt sot te Guri i Sidollit në shpatijet e Kodrës së diellit. Ngjarjen, me mbështetje të Ministrisë së mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, e organizoi shoqata e qytetarëve “Eko-Natyra”, ndërsa u promovuan ushqime dhe veshje tradicionale të kësaj ane, vepra artistike, shoqëri kulturore artistike si dhe bukuritë natyrore të Kodrës së diellit.
Para mysafirëve të pranishëm dhe përfaqësuesve të korit diplomatik në Maqedoni, ndër të cilët ishin ambasadori i Shqipërisë Arben Çejku, ambasadori bullgar Ivan Vellikov Petkov, ambasadori italian dr. Fabio Kristiani, ambasadori hungarez dr. Xhozef Bance, përfaqësuesit e ambasadës së Kosovës në Maqedoni si dhe përfaqësuesit e ambasadave britanike dhe amerikane, pastaj përfaqësuesit e UNHCR-së dhe organizata tjera, ministri Ademi në fjalimin e tij shfaqi dëshirën që kjo ngjarje të bëhet tradicionale, ndërsa Guri i Sidollit, i cili sot mori emrin Lugina e ambasadorëve të bëhet vend në të cilin për çdo vit në këtë ditë do të tubohen përfaqësuesit e korit diplomatik në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *