Home / Lajme / Maqedoni / Hapet zyrtarisht sezoni i gjuetisë në Malin Sharr

Hapet zyrtarisht sezoni i gjuetisë në Malin Sharr

9 tetor-Ndjehem shumë i nderuar, falenderoj shoqatën e gjuetarëve ‘Shqiponja e Sharrit”, që fillimin e sezonit të gjuetisë e organizuan duke më kanë ftuar edhe mua këtu sepse është një pasion i pandarë për mua Mali Sharr. Në bashkëbisedim me to ne vlerësuam se Sharri nuk është thjeshtë një burrim për gjatarët por është një burim ku neve duhet investuar por shprehim respektin tonë ndaj shoqatës Eko natyra” deklaroi ambasadori Çejku.

Në mënyrë solemne në Malin Sharr ka filluar sezoni i gjuetisë. Me këtë rast shoqata e gjuetarëve “Shiponja e Sharrit”, ka organizuar manifestim tradicional ku i pranishëm ka qenë edhe ambasadori i Shqipërisë Arben Çejku.

Përderisa një pjesë e gjuetarëve kanë përgatitur ushqimin, pjesa tjetër që në orët e hershme kishte dalur një gjeuti, duke sjellur edhe gjahun e parë, dy leprenj dhe një der të egër. Hapja solemne është bërë në vendine quajtur “Gurri i Sidolli”, përgjatë rrugës Tetovë-Kodra e Diellit.

Ambasadori i Shqipërisë Arben Çejku, gjatë takimit me gjuetarët e kësaj shoqate, është njohur për së afërmi me organizimin e gjuetsisë, kapacitetet e shoqatës. Ai është shprehur se mali Sharr ofron kushte të mira për gjueti, duke shtruar nevojën e bashkëpunimit edhe me shoqatat tjera në Kosovë dhe Shqipërisë. Sipas tij, në të kaluarën shqiptarët pyllin e kanë përdorur për strehim kurse tash mali shfrytëzohet për turizëm, gjueti dhe rekreim.

“Ndjehem shumë i nderuar, falenderoj shoqatën e gjuetarëve ‘Shqiponja e Sharrit”, që fillimin e sezonit të gjuetisë e organizuan duke më kanë ftuar edhe mua këtu sepse është një pasion i pandarë për mua mali Sharr. Në bashkëbisedim me to ne vlerësuam se Sharri nuk është thjeshtë një burrim për gjatarët por është një burim ku neve duhet investuar por shprehim respektin tonë ndaj shoqatës Eko natyra” deklaroi ambasadori Çejku.

Shoqata e Gjuetarëve “Shqiponja e Sharrit”, ka mbi 300 anëtarë të rregullt ndërsa këtë vit kanë marrë në koncesion një hapësirë më të madhe për gjueti dhe këtë vit janë më shumë të organizuar. “Sot e hapim sezonin e gjuetisë për herë të parë pas 23 vjetësh me atarr të fituar ku e kemi zgjeruar terenin për 50 përqind” tha Shaban Musliu kryetar i shoqatës Shqiponja e Sharrit.

Në këtë manifestim ishte i pranishëm edhe kreu i Komunës së Bogovinës Hazbi Idrizi I cili përkrahën këtë shoqatë.

“Ne erdhëm që të bëjmë zyrtarisht hapjen e sezonit të gjuetisë. Sa i takon cështjes së mbështetjes më duhet të them se edhe neve si komunë kemi dhënë krah dhe mbështetje shoqatave në nivel komunal por nuk kanë munguar edhe ndihmat e përfaqësuesve të institucioneve shtetërore . Edhe ata si përfaqësues të shoqatës kanë qenë në nivel, i kanë plotësuar t`gjitha kushtet në kohë janë bërë të gjitha aplikimet dhe sot argumentohet kjo me shoqatën e regjistruar që ka teritor edhe në mal edhe në fushë” deklaroi Hazbi Idrizi kryetar i komunës së Bogovinës.

Ndryshe, gjobat për mos respektim të ligjit për gjueti, janë shumë rigoroze “Gjuetia e paligjshme është vepër penale, për të cilën janë paraparë edhe dënime me para dhe burg prej gjashtë muaj deri në tre vjet, varësisht nga ajo se kur, ku dhe çka është gjuajtur”, bëjnë të ditur nga Policia e Tetovës. Sipas Nagip Dranjolli, rojtar i pyllit, kohëve të fundit është ulur numri i gjuetisë në të egër dhe shumica e gjuetarëve janë të organizuar në shoqata nëpër territoret e tyre më të afërta të gjuetisë.

Ai poashtu është kujdesur edhe për drekën e gjuetarëve. “Kjo është një drekë tradicionale, përgatitet një lloj groshe për gjuetarët si çdo herë, por këtë herrë jemi paksa më të përgatitur se sa vitin e kaluar sepse më parë nuk e kemi pasur koncesionin e zgjeruar ndërsa këtë vit e kemi koncesionin deri në lumin Pena” tha Nagip Dranjolli.

Urim Hasipi

Vërejtje:Çdo tekst i huazuar nga kjo ueb faqe duhet të citohet ose të shënohet komplet adresa e ueb faqes. Në të kundërtën do të meren masa ligjore ndaj atyre që marrin lajme nga kjo ueb faqe dhe nuk e tregojnë burimin

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *