Home / Sport / Hasani 90-të minuta në humbjen e Wolfsburgut

Hasani 90-të minuta në humbjen e Wolfsburgut

“S’di çka mund të them pas një ndeshje të këtillë, ku përsëri mbetëm pa pikë. Kemi ekip të mirë, stërvitemi mirë, provojmë të japim maksimumin, por çuditërisht kur vijnë ndeshjet, përgjigja është e njëjtë, ne humbim pikët. Personalisht jam i kënaqur që trajneri Magath më jep më shumë hapsira, por gjërat do të ishin ideale, nëse në fillonim të fitojmë pikë. Mbetet të shpresojmë se kjo do të ndodh nga ndeshja e ardhshme”, u shpreh Ferhan Hasani.

Reprezentuesi i kombëtares së Maqedonisë Ferhan Hasani duket se përfundimisht gjen pozitën e tij te skuadra e Wolfsburgut, pasi që pas dy paraqitjeve nga një pjesëlojë në dy ndeshje të njëpasnjëshme, këtë fundjavë për herë të parë staroi në formacionin e skuadrës gjermane, duke qëndruar në fushë për 90-të minuta. Paraqitja e ‘Buba’-s mund të vlerësohet pozitive edhe pse fatkeqësisht Wolfsburgu përsëri u mund, kësaj rradhe 0:2 nga Fraiburgu. Hasani kishte disa derpërtime të mira në krahë, ndërsa në minutën e 18-të kishte një kanosje para portës kundërshtare. Deri në fund tetovari luajti pa gabim, ndërsa në tre raste assistoi për bashkëlojtarët, të cilët nuk arritën të shënojnë. Kjo vlen konkretisht për kroatin Ivica Oliç, që duket totalisht jashtë forme. “S’di çka mund të them pas një ndeshje të këtillë, ku përsëri mbetëm pa pikë. Kemi ekip të mirë, stërvitemi mirë, provojmë të japim maksimumin, por çuditërisht kur vijnë ndeshjet, përgjigja është e njëjtë, ne humbim pikët. Personalisht jam i kënaqur që trajneri Magath më jep më shumë hapsira, por gjërat do të ishin ideale, nëse në fillonim të fitojmë pikë. Mbetet të shpresojmë se kjo do të ndodh nga ndeshja e ardhshme”, u shpreh Ferhan Hasani, pas ndeshjes të së shtunës me Fraiburgun. Javën e ardhshme ekipi i ‘Buba’-s luan në transfertë me Fortuna Dyzeldorfin.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *