Home / Lajme / Maqedoni / Huliganët serb ‘kërkojnë’ belanë me shqiptarët

Huliganët serb ‘kërkojnë’ belanë me shqiptarët

15 shtator-Rreth 300 huliganë serb do të niset sonte drejt Maqedonisë për të qëruar hesapet me shqiptarët. Kështu shkruan sot gazeta serbe “Kurir”, duke paralajmëruar skenare dhune dhe provokime nga huliganët serb, të cilët do të udhëtojnë në Shkup për ndeshjen e nesërme të futbollit Maqedoni – Serbi për kualifikimet e botërorit 2014.

Huliganët serb kanë thënë se “do të udhëtojnë në Shkup për të rrahur shqiptarët”. Ata kanë thënë se do të kenë përkrahjen edhe të tifozëve maqedonas.

Rreth 300 huliganë serb do të niset sonte drejt Maqedonisë për të qëruar hesapet me shqiptarët. Kështu shkruan sot gazeta serbe “Kurir”, duke paralajmëruar skenare dhune dhe provokime nga huliganët serb, të cilët do të udhëtojnë në Shkup për ndeshjen e nesërme të futbollit Maqedoni – Serbi për kualifikimet e botërorit 2014.

Huliganët që kanë paralajmëruar dhunë i takojnë dy grupeve më të mëdha të tifozëve “Delije” dhe “Grobari”,

Huliganët serb në thirrjet e tyre të paralajmëruara kanë thënë se “do të udhëtojnë në Shkup për të rrahur shqiptarët”. Ata kanë thënë se do të jenë më shumë se 300 veta, por do të kenë përkrahjen edhe të tifozëve maqedonas të Crvena Zvezdës dhe Partizanit.

“Po përgadisim një surprizë të madhe për shqiptarët në Shkup. Shumë mirë pastaj do të na mbajnë mend. Qëllimi është që ti gjuajmë nëpër qytet dhe ti rrahim. Ne shkojmë atje përmes një regjie private, dhe jo të organizuar, ashtu që mendojmë se pa problem do të jemi në Shkup”, kanë shkruar huliganët serb për mediat beogradase. MPB ka rritur masat e sigurisë nëpër rrugët e Shkupit dhe destinacionet e tjera që çojnë drejt kryeqytetit. (INA)

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *