Home / Sport / Ibra: Mund të kthehem te Milani!

Ibra: Mund të kthehem te Milani!

Zlatan Ibrahimoviç ka çuditur të tërë duke deklaruar se në një të ardhme mund të kthehet në radhët e Milanit,. Sulmuesi suedez, i grumbulluar me kombëtaren e tij, e ka bërë këtë deklaratë ndërsa po tregonte për eksperiencën e tij te PSZH.

“Çfarë shkruhet dhe thuhet në media? Nuk më intereson, jam mësuar me gjëra të tilla, e vë zakonisht veten nën trysni. Kërkoj të jem nën trysni për t’u munduar që të bëj sa më mirë dhe të jap më të mirën time në fushë”, tha ai ngjatë një konference për shtyp.

“Kam qenë i dëmtuar, nuk jam akoma në ritëm ndeshjesh. Kemi luajtur shumë ndeshje në kampionat, Ligën e Kampioneve dhe me kombëtaret. Që në ndeshjen kundër Kinës kam marrë një goditje dhe nuk jam në 100%”, tha futbollisti që gjithsesi është golashënuesi më i mirë i kampionatit francez me 9 gola në 7 ndeshje.

Por nëse e tashmja e tij është PSZH, për të ardhmen, ai mendon për një kthim shumë të bujshëm te Milani, një skuadër që duket se i ka mbetur në mendje.

“Shpresoj që klubi ta marrë veten, është një klub i madh edhe pse sot është më pak i tillë. Shpresoj që në të ardhmen gjërat t’i shkojnë sa më mirë. Ai është një nga klubet në të cilët kam luajtur dhe ku mund të kthehem”, ishin fjalët e lojtarit, që ka koleksionuar 66 gola në 102 ndeshje me kuqezinjtë.

Por vështirë që klubi të kërkojë ta kthejë përsëri suedezin, duke parë rrugën e re të kursimit që ka zgjedhur, duke bërë të qarta se rroga si ato të Ibrahimoviç janë të papranueshme. Kjo është arsyeja pse në janar pritet një tjetër lamtumirë e rëndësishme, ajo e brazilianit Robinjo, për të kursyer 8 milion eurot në sezon nga rroga e tij, duke parë edhe interesimin e Santos që është gati ta kthejë në gjirin e vet.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *