Home / Sport / Ibraimi fiton me Mariborin

Ibraimi fiton me Mariborin

“Ndeshje e mirë dhe fitore e merituar në një ambient fantastik që krijuan tifozët tanë. Goli erdhi shumë vonë, por kështu gjërat duken më të ëmbëla. Kjo fitore na mban distancën në pozitën e parë, por edhe na ruan atmosferën e shkëlqyeshme para duelit të së ejntes me Totenhemin në Liga Evropa”, u shpreh Ibraimi

Agim Ibraimi s’ka të ndalur dhe duket se po gëzon formën më të mirë jetësore. Pas dy paraqitjeve shumë të mira me Maqedoninë, ku shënoi dy gola kundër Kroacisë dhe Serbisë në kualifikimet për ‘Brazil 2014’, performansën e shkëlqyeshme e ka transferuar në kampionatin sollven, kur me Mariborin shënuan fitore 1:0 përballë Olimpijas, në derbin e javës së 14-të. Tetovari luajti 87-të minuta kundër ish-skuadrës së tij, duke qenë një ndër futbollistët më të mirë në teren. Pikërisht Ibraimi kishte kanosjen e parë të takimit në minutën e 13-të, ndërsa gjatë gjithë ndeshjes, krahu i djathtë i Mariborit, i udhëhequr nga ‘Ibra-kadabra- tetovar ishte rrezik permanent për portën kundërshtare. Ibraimi në luajti deri në minutën e 87-të, kur u zëvendësua nga Çrnic, ndërsa dy minuta më vonë braziliani Tavares shënoi golin e fitores. “Ndeshje e mirë dhe fitore e merituar në një ambient fantastik që krijuan tifozët tanë. Goli erdhi shumë vonë, por kështu gjërat duken më të ëmbëla. Kjo fitore na mban distancën në pozitën e parë, por edhe na ruan atmosferën e shkëlqyeshme para duelit të së ejntes me Totenhemin në Liga Evropa”, u shpreh Ibraimi, i cili kthehet të fitojë me Mariborin pas humbjes nga Lacio në Liga Evropa, si dhe dështimit të papritur me Trigllavin xhiron e shkuar në kampionatin slloven. Gjithsesi Maribori mbetet bindshëm në pozitën e parë në renditjen tabelare në Slloveni, pasi ka tubuar 35 pikë nga 14-të ndeshje. Maribori ka fituar 11-të takime, dy herë ka barazuar, ndërsa është mundur vetëm një herë dhe udhëheq renditjen me 9-të pikë avantazh para Olimpijas së vendit të dytë.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *