Home / Lajme / Maqedoni / Incidente të dhunshme në Shkup

Incidente të dhunshme në Shkup

17 tetor-Në vendin e ngjarjes pranë hyrjes për në Çarshinë e Vjetër mbrëmë janë regjistruar xhama të thyer, shishe dhe çadra të hedhura nga lokalet e afërta. MPB mbrëmë ka aplikuar një regjim të kufizuar të lëvizjes së lirë të qytetarëve, duke shmangur rrugët drejt sheshit qendror të Shkupit dhe stadiumit “Filipi II”.

Incidente të tjera të dhunshme kanë shpërthyer mbrëmë në Shkup pas ndeshjes së futbollit Maqedoni – Serbi, informon agjencia e lajmeve INA.

Një turmë tifozësh serb, një pjesë e tyre të maskuar, të shoqëruar edhe nga tifozë vendor nga stadiumi “Filip II” ishin nisur drejt Çarshisë së Vjetër, ku ata janë parandaluar nga njësitet policore speciale.

MPB sot pritet të dal me hollësi mbi këto incidente, ndërsa jozyrtarisht janë paralajmëruar arrestime dhe persona të lënduar. Policia speciale për shpërndarjen e turmave që synonin të futeshin brenda Çarshisë së Vjetër ka përdorur gaz lotsjellës.

Ndërkohë, kanë qarkulluar edhe versione tjera të ngjarjes që ka ndodhur rreth orës 23.00. Mediat maqedonase kanë raportuar se një turmë tifozësh maqedonas ishin parandaluar për të shkuar drejt sheshit “Maqedonia” për të festuar fitoren ndaj Serbisë.

Në vendin e ngjarjes pranë hyrjes për në Çarshinë e Vjetër mbrëmë janë regjistruar xhama të thyer, shishe dhe çadra të hedhura nga lokalet e afërta. MPB mbrëmë ka aplikuar një regjim të kufizuar të lëvizjes së lirë të qytetarëve, duke shmangur rrugët drejt sheshit qendror të Shkupit dhe stadiumit “Filipi II”.

Prania masive e njësiteve speciale është regjistruar edhe në pikat hyrëse të Shkupit, në stacionin hekurudhor dhe të autobusëve si dhe në pjesët tjera qendrore të kryeqytetit. Gjatë ditës së djeshme nga pika kufitare Tabanoc janë kthyer rreth 50 tifozë, të cilët kishin mbërritur në mënyrë të paorganizuar në Maqedoni për të ndjekur ndeshjen e futbollit për kualifikimet e botërorit 2014.

Para ndeshjes mbrëmë u regjistrua edhe një incident tjetër, ku janë sulmuar tre tifozë serb, njëri prej të cilëve është therrur me thikë dhe është i shtrirë për shërim në Spitalin e Qytetit. Ndërsa gjatë ditës së djeshme dy tifozë serb të ardhur nga Podgorica u rrahën nga një grup personash të panjohur në qendrën tregtare “Mavrovasja” në Shkup.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *