Home / Sport / Interi e përcjell liderin

Interi e përcjell liderin

Interi e ka vërtetuar edhe një herë statusin e pretendentit për titull të kampionit kur në shtëpi me një lojë shumë atraktive e mposhti Catanian me rezultat 2-0.

Në pjesën e parë u zhvillua një lojë relativisht e balancuar, me Interin që kishte daljet e para, por edhe mysafirët u shfaqën rrezikshëm.

Pas një harkimi të bukur nga Cambiasso, i cili ishte i shkëlqyeshëm në këtë takim, ishte Antonio Cassano që zhbllokoi rezultatin (28’).

Në vazhdim Interi dominoi dhe ishte Cassano ai që me elegancën e tij tentoi të rrisë avantazhin.

Në pjesën e dytë Interi u shfaq edhe më i rrezikshëm duke aplikuar lojë shumë të bukur.

Ishte Palacio ai që lëshoi dy mundësi të mira, para se edhe Milito të huqë dy raste të qind për qindta. Sidoqoftë, ndeshjen e vulosi pikërisht Palacio me një volej goditje (85’) për 2-0 dhe rezultatin përfundimtar, që ka mundur të jetë pa problem edhe 6-0.

Interi me këtë fitore konfirmohet në pozitën e tretë me 18 pikë, katër pikë më pak se sa lideri Juventus. Kujtojmë se derbi Juventus-Inter zhvillohet më 3 nëntor në Torino.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *