Home / Sport / Interi fiton me ekipin e dytë

Interi fiton me ekipin e dytë

Interi vazhdoi formën e mirë edhe në Europa League, pasi ka mposhtur në transfertë skuadrën nga Azerbaixhani, Neftchi Baku me rezultat 3-1.

Interi në këtë sfidë që u mendua të jetë e vështirë u paraqit me një ekip të dytë të përbërë kryesisht nga talentë të akademisë, por shkëlqimi i vërtet i takoi Philippe Coutinhos.

Braziliani realizoi që në minutën e dhjetë për 1-0 me asistimin e Guarin, ndërsa ishte pikërisht Guarin ai që asistoi edhe për Obin në minutën e 30-të për 2-0.

Sfida përfundoi në minutën e 42-të kur Marco Livaja 19 vjeç realizoi për 3-0 dhe fitoren e Interit tashmë të vendosur në këtë takim.

Në pjesën e dytë shënuan vendasit një gol të nderit (53’) me anë të Nicolas Canales që vendosi rezultatin përfundimtar për 3-1.

Interi pas dy ndeshjeve ka katër pikë në vendin e parë bashk me Rubin Kazanin që mposhti Partizanin.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *