Home / Lajme / Maqedoni / Ivanov: Ekipi ynë quhet Republika e Maqedonisë

Ivanov: Ekipi ynë quhet Republika e Maqedonisë

18 tetor-Ai theksoi se ndeshja e fundit e futbollit midis Maqedonisë dhe Serbisë është një shembull i shkëlqyer se kur luhet për ekip kombëtar, pa marrë parasysh prejardhjen kulturore apo etnike të lojëtarëve, duhet të dihet se luhet për të njëjtin ekip dhe se vetëm në këtë mënyrë mund të fitohet.

Sporti nuk ka rol dytësor por të rëndësishëm në shoqëri, sepse lidh dhe ndërton bashkësi, theksoi presidenti Gjorge Ivanov në fjalimin në Konferencën ndërkombëtare “Sporti si faktor për tolerancë , komunitetit dhe respekt”.

Talenti i individëve, siç theskoi ai, fiton ndeshje, ndërsa puna ekipore fiton kampionate.

Sporti multietnik është pikërisht kjo-puna ekipore edhe në terrenin në vend edhe jashtë në kampionate. Dhe kjo jo vetëm në sport por edhe në çdo sferë të jetës. Ekipi ynë e ka emrin Republika e Maqedonisë me të gjithë qytetarët e saj dhe me të gjitha komunitetet e saj pavarësisht nga gjinia dhe mosha”, tha Ivanovi.

Sporti siç theksoi, ndërton slidaritet dhe ka forcën që të lidhë njerëzit me një forcë të barabartë me të cilin i lidh klubet dhe kampionët me tifozët e tyre të përkushtuar.

“Me sportin ndëretnik do ta modernizojmë traditën shekullore të tolerancës, bashkësisë dhe respektit reciprok”, tha Ivanov dhe shtoi se vetëm përmes këtyre projekteve mund t’i jepet shembull fëmijëve.

Ambasadori amerikan Pol Volerts në fjalimin e tij tha se ky projekt i afron të rinjtë nga e tërë Maqedonia pa dallim të prejardhjes së tyre etnike, fetare, sociale dhe kulturore në zhvillimin e ndjenjave më të thella dhe më të pasura për veten dhe të tjerët.

Ai theksoi se ndeshja e fundit e futbollit midis Maqedonisë dhe Serbisë është një shembull i shkëlqyer se kur luhet për ekip kombëtar, pa marrë parasysh prejardhjen kulturore apo etnike të lojëtarëve, duhet të dihet se luhet për të njëjtin ekip dhe se vetëm në këtë mënyrë mund të fitohet.

Konferenca ndërkombëtare paraqet aktivitet përfundimtar të projektit “Sporti si faktor për tolerancë, komunitet dhe respekt”, patronat i të cilit është presidenti Ivanov.

Projekti vitin e kaluar u zbatua në disa komuna në Republikën e Maqedonisë me qëllim që fëmijët me përkatësi të ndryshme etnike dhe fetare përmes sportit ta zhvillojnë frymën e komunitetit dhe mirëkuptimit reciprok dhe respektimit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *