Home / Lajme / Maqedoni / “Jeta e Re”: Shqiptarët po ekzekutohen nga regjimi terrorist i Nikolla Gruevskit

“Jeta e Re”: Shqiptarët po ekzekutohen nga regjimi terrorist i Nikolla Gruevskit

4 tetor-“Shqiptarët në Maqedoni janë të diskriminuar në maksimum. Jeta e tyre në cdo moment është në rrezik. Këtu rikuktojmë aktet barbare dhe të dhunshme të inskenuara nga shteti terrorist i Maqedonisë ndaj shqiptarëve në Ladorishtë, Bit Pazarë, Gostivar, Sopot, Karadak, Kërcovë”, thuhet në reagim.

Organizata shqiptare, “Jeta e Re”, me seli në Nju Jork i bën apel kreut shtetëror të Maqedonisë për zbardhjen e vdekjes misterioze të ish pjesëtarit të UÇK-së, Ibrahim Sulejmani në qelinë e burgut të Shtipit.

Përfaqësuesit e kësaj organizate kërkojnë angazhimin e institucioneve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Maqedoni, të cilat sipas tyre janë të detyruara të punojnë në zbardhjen e vrasjeve të shqiptarëve në burgjet e Maqedonisë.

“Shqiptarët në Maqedoni janë të diskriminuar në maksimum. Jeta e tyre në cdo moment është në rrezik. Këtu rikuktojmë aktet barbare dhe të dhunshme të inskenuara nga shteti terrorist i Maqedonisë ndaj shqiptarëve në Ladorishtë, Bit Pazarë, Gostivar, Sopot, Karadak, Kërcovë”, thuhet në reagim.

Në reagim më tej theksohet se shteti i Maqedonisë vazhdimishtë po inskenon tragjedi për shqiptarët.

“Krimi monstruoz i të ekzekutuarve si Harun Aliu, Xhaferr Shala, Shaban Zenuni dhe Qemal Mustafas nuk mund të fshihen para popullit dhe ndërkombëtarëve. Përse MPB refuzoi ekspertizën ndërkombetare? Këta u ekzekutuan nga regjimi terrorist i Nikolla Gruevskit”, thuhet më tej në reagim.

“Jeta e Re” përmes një apeli drejtuar qeverisë së Maqedonisë thekson se, shqiptarët nuk do të lejojnë që akoma të derdhin gjak, të humbim jetë të rinjsh nga një pushtet i dhunshëm dhe terrorsit, i ngjajshëm me atë të kasapit të Ballkanit, të cilit tashmë i ka kaluar koha. (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *