Home / Sport / Jeton Beqiri trajner i ri i Gostivarit

Jeton Beqiri trajner i ri i Gostivarit

“Kishim bisedime korrekte me drejtuesit e Gostivarit dhe ajo që më bëri përshtypje ishte sinqeriteti dhe ambiciet e tyre. Dihet se kanë ekip kualitative dhe unë që në ditën e parë do të vihem në dispozicion të arritjes së rezultateve sa më të mira, duke shpresuar se në fund të sezonit do të realizojnë ambiciet e drejtuesve”, deklaroi Jeton Beqiri.

Ish-trajneri i Dritës, Jeton Beqiri është shef i ri i stafit teknik të KF Gostivari, pasi përfundimisht bisedimet mes tij dhe drejtuesve të skuadrës gostivarase janë mbyllur me sukses. Skuadra e futbollit Gostivari ditën e martë mbetir pa trajner, pasi kryesia e klubit vendosi që nga ky post të shkarkojë Toni Jakimovskin, ndërsa si arsye për këtë hap të tyre potencohet humbja e shumë pikëve në ndeshje që realisht është dashur të fitohen. KF Gostivarit, pas shtatë javëve të zhvilluara ka realizuar 3 fitore, 3 barazime dhe vetëm një disfatë. Mirëpo duke ditur se ambiciet e kësaj skuadre janë pozitat e para dhe kualifikimi në Ligën e Parë, si dhe fakti që në verë ekipi solli përforcime cilësore dhe realizoi përgatitje shumë të mira, atëherë del se kontoja e pikëve do të duhej të ishte më e pasur. Gjithsesi ‘viktima’ e kësaj ecurie si zakonisht në sportin e futbollit është trajneri, kështu që Toni Jakimovski është shkarkuar. Mirëpo drejtuesit e Gostivarit nuk qëndruan gjatë duar kryq dhe me shpjetësi hynë në bisedime me Jeton Beqirin, i cili javë më parë braktisi pankinën e Dritës. Të martën bisedimet rrodhën me sukses, por gjithcka u zyrtarizua të mërkurën, kur Beqiri edhe realizoi seancën e parë stërtviore me skuadrën e tij të re. “Kishim bisedime korrekte me drejtuesit e Gostivarit dhe ajo që më bëri përshtypje ishte sinqeriteti dhe ambiciet e tyre. Dihet se kanë ekip kualitative dhe unë që në ditën e parë do të vihem në dispozicion të arritjes së rezultateve sa më të mira, duke shpresuar se në fund të sezonit do të realizojnë ambiciet e drejtuesve”, deklaroi Jeton Beqiri, pasi paraprakisht kishte njoftimin e parë me futbollistët e Gostivarit dhe njëkohësisht realizoi seancën e parë stërvitore. Drejtuesit e Gostivarit mbesin të kënaqur me zyrtarizimin e marrëveshjes me Beqirin, i cili sipas tyre është njeriu i duhur për të udhëhequr skuadrën e tyre. Vetë Beqiri do të tentojë të përsërisë atë që sezonin e kaluar bëri me Dritën, inkuadrimin në Ligën e Parë. Beqiri ka luajtur si futbollist aktiv për bogovinasit, ndërsa vite me rradhë ishte trajner i skuadrës së Dritës, me të cilët arritën sukses historik, inkuadrim në elitën e futbollit në vend. Pas gjashtë javëve në Ligën e Parë, Beqiri për arsye personale vendosi të largohet nga pankina e Dritës, mirëpo me ngjarjet e reja ai shumë shkurtë qëndroi i pa punë, pasi Gostivari me shpejtësi i ofroi pankinën e anëtarit ambicioz të Ligës së Dytë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *