Home / Sport / Juventusi, probleme me tifozët

Juventusi, probleme me tifozët

Ndeshja e parë e Ligës së Kampioneve në “Juventus Stadium” nuk ka qenë ashtu siç pritej, edhe për shkak të sjelljes së tifozerisë që ka bojkotuar disi kampionët e Italisë.

Shkak nuk është bërë paraqitja e ekipit në ndeshjet e fundit, por politikat e reja të klubit përsa i përket rritjes së çmimit të biletave, që janë të papërballueshme për tifozët e thjeshtë në momentet e krizës ekonomike që po kalon Italia.

Ndeshja ndaj Shakhtar dhuroi vende të boshatisur në tribuna dhe qetësi absolute në pjesën më të madhe të ndeshjes, heshtje e ndërprerë vetëm në minutat e fundit kur tifozët në kor protestuan kundër Sektorit të anëtarëve të klubit në stadium. “Heshtja është ajo që meritojnë më shumë”, ishte komenti i një prej përfaqësuesve të grupeve të tifozerisë së skuadrës bardhezi.

Shkaku kryesor i kësaj proteste është çmimi i lartë për biletat e ndeshjeve të Ligës së Kampioneve, ku më ekonomikja kushton 40 euro, bashkë me faktin që grupeve të tifozëve u është lejuar që nga sot e tutje të marrin vetëm një flamur në stadium. Por ky vendim ka rezultuar në dëm të ekipit, që nuk është ndihmuar aspak nga tifozeria. Një klimë “anormale”, siç e kanë cilësuar pas takimit Bonuçi dhe Kielini, në një sfidë shumë të rëndësishme për klubin dhe një dëm i rëndë ndaj imazhit të skuadrës.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *