Home / Lajme / Maqedoni / Kamera në sportelet në spitalet dhe ambulancat për shkak të pakënaqësisë së pacientëve

Kamera në sportelet në spitalet dhe ambulancat për shkak të pakënaqësisë së pacientëve

Shkup, 22 tetor 2012- Ai tha se projekti do të jetë pjesë përbërëse e ndryshimeve të Ligjit për mbrojtje shëndetësore dhe se në seancën e fundit të Qeverisë është vërtetuar si teskt dhe do të dërgohet në Kuvend. Konform tekstit të Propozim ligjit, theksoi Todorov, parashikohet në çdo institucion publik shëndetësor para dhe në sportel, si dhe para ambulancave do të instalohen kamera, në të cilat do të ketë kontroll Ministria.

Para dhe në 150 sportele në 72 institucione shtetërore dhe para ambulancave do të vendosen kamera. Bëhet fjalë për riinstalim të kamerave tanimë të vendosura, Ky është projekt i Ministrisë së Shëndetësisë, i cili do të fillojë mga 1 shkurti, ndërsa është i hartuar mbi bazë të rezultateve nga hulumtimet e bëra, të cilat treguan pakënaqësi të shprehur të pacientëve për shkak të kohës së pritjes para sporteleve.

Projektin sot në konferencë për shtyp e prezantoi ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov, i cili tha se qëllim i projektit është përmirësimi i kënaqësisë së pacientëve nga puna e punonjësve në sportele.

Ai tha se projekti do të jetë pjesë përbërëse e ndryshimeve të Ligjit për mbrojtje shëndetësore dhe se në seancën e fundit të Qeverisë është vërtetuar si teskt dhe do të dërgohet në Kuvend. Konform tekstit të Propozim ligjit, theksoi Todorov, parashikohet në çdo institucion publik shëndetësor para dhe në sportel, si dhe para ambulancave do të instalohen kamera, në të cilat do të ketë kontroll Ministria.

“Periudhën e kaluar nga Ministria janë instaluar mbi 1.000 kamera në të gjitha institucionet publike shëndetësore. Ministria sot promovon projekt, i cili ka të bëjë me shfrytëzimin e këtyre kamerave. Ka bërë analizë dhe hulumtim nga ana e një shtëpie me renome, e cila kryen hulumtime sociologjike. Hulumtimet treguan pakënaqësi të theksuar të pacientëve për shkak të kohës së pritjes para sporteleve”, tha Todorov

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *