Home / Lajme / Botë / Karl Bild: Vizat do t’i godasin njerëzit e rëndomtëdhe të ndershëm të Ballkanit

Karl Bild: Vizat do t’i godasin njerëzit e rëndomtëdhe të ndershëm të Ballkanit

19-“Kjo me siguri do t’i godet njerëzit e rëndomtë dhe të ndershëm, si dhe komunikimin dhe integrimin midis njerëzve të lirë në Evropë, të rinjtë dhe studentët të cilëve ne në të vërtetë dëshirojmë t’u ndihmojmë”, thotë Karl Bild.

Shefi i diplomacisë suedeze Karl Bild është në dyshim rreth domosdoshmërisë që sërish të vendosen vizat për vendet ballkanike,.

“Kjo me siguri do t’i godet njerëzit e rëndomtë dhe të ndershëm, si dhe komunikimin dhe integrimin midis njerëzve të lirë në Evropë, të rinjtë dhe studentët të cilëve ne në të vërtetë dëshirojmë t’u ndihmojmë”, thotë Karl Bild.

Ai konsideron se liberalizimi i vizave me BE-në shpie drejt zhvillimit pozitiv në rajonin e Ballkanit.

“Përveç kësaj, kemi edhe migrim të rëndësishëm në fuqinë e punës e cila vjen nga Serbia, kështu që lëvizja e lirë në esencë është në interesin tonë”, konsideron Bild.

Shefi i diplomacisë suedeze dakodrohet se është një problem që më shumë vende-anëtare të BE-së përballen me rritje të numrit të azilkërkuesve edhe krahas asaj që shtetasit e vendeve ballkanike nuk kanë arsye të vërteta për marrje të azilit.

“Një pjesë e tyre e shfrytëzuan situatën dhe vijnë me autobusë, midis tjerash edhe në Suedi. Këtu presin në zgjidhjen e kërkesave të tyre për azil dhe marrin para të cilat janë të dedikuara nga buxheti i sistemit suedez, ndërsa pastaj kthehen në shtëpi”, thotë ministri suedez i Punëve të Jashtme.

Në Suedi dhe në Gjermani në muajt e fundit është shumëfishuar numri i azilkërkuesve të cilët vijnë nga Serbia, Bosnja, Shqipëria dhe Maqedonia.

Për shkak të zhvillimit të tillë, Gjermania dhe edhe pesë vende tjera anëtare të BE-së kanë dërguar letër deri te eurokomisarja për migrime Sesilia Malmstrom.

Në letër kërkohet që BE-ja, deri në fund të këtij viti, në bazë të kushteve të caktuara, sërish të vendosë regjim të vizave për personat e vendeve ballkanike.

Por Karl Bild shpreh brengosje për shkak të sinjaleve që BE-ja i dërgon ndaj Ballkanit Perëndimor.

“Kryetari i Bundestagut këto ditë tha se ‘tani është stop për zgjerim’. Lloji i tillë i sinjaleve i inkurajon forcave nacionaliste të Ballkanit, dhe kjo aspak nuk është në interesin e tyre, e as në interesin tonë”, potencon Karl Bild në një intervistë për radion suedeze

Gjithashtu lexo

Ishulli i Fazanëve që ndan dy shtete: Këtë vend të vogël e administron gjatë muaj Spanja dhe gjashtë tjerë Franca (Video)

Në provincën Baske, mes qytetit verior spanjoll Irun dhe atij jugperëndimor në Francë, Henda, rrjedh …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *