Home / Sport / Kasano: Kam refuzuar 3 herë Juventusin!

Kasano: Kam refuzuar 3 herë Juventusin!

Antonio Kasano ka zbuluar se në të kaluarën ka patur vazhdimisht oferta nga skuadra e Juventusit, por ka qenë zgjedhja e tij për të hedhur poshtë tre herë kërkesën e bardhezinjve për t’u transferuar te ata. Sulmuesi i Interit ka shpjeguar edhe arsyen pse nuk ka kaluar te bardhezinjtë, por ka shkuar menjëherë te zikaltërit.

“Juventusin e kam refuzuar tre herë. Nuk kam pranuar, pasi atje kërkojnë ushtarë, njerëz që shohin vetëm para. Zgjodha Interin pasi jam shumë i lumtur të jem pjesë e kësaj skuadre për të cilën bëj tifo që i vogël. Duhet të falënderoj Stramaçionin që më desh këtu dhe shpresoj që ai të mos ketë bërë budallallëkun më të madh të jetës së tij”.
Më pas, ai ka folur edhe për mungesën e radhës në listën e futbollistëve të kombëtares italiane, i lënë jashtë nga trajneri Çezare Prandeli edhe pse po kalon një formë të shkëlqyer.
“Nuk e kuptoj ende pse nuk jam i grumbulluar. Më irriton pak fakti se gazetarët e dinin 5 ditë para meje se nuk do të grumbullohesha në kombëtare. Shpresoj që të shkoj në Botëror, por edhe nëse nuk do të jem atje, jam i përgatitur që ta humb një aktivitet të tillë për herën e tretë, u mësova tashmë”, tha lojtari që në këto javë të para të kampionatit ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë dy pasime për gol.
Në fund të intervistës së tij, Kasano ka shprehur përsëri admirimin që ka për Lionel Mesin. “Ai është futbollisti më i mirë në botë, dhjetë shkallë mbi gjithë të tjerët. Prej 5 vitesh luan në një nivel shumë të lartë dhe ka shënuar më shumë se 200 gola”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *