Home / Lajme / Maqedoni / Këshilltarët kërkojnë ti jepet fund problemit me rrymën

Këshilltarët kërkojnë ti jepet fund problemit me rrymën

1 tetor-Kërkojmë nga MEPSO- që sa më shpejt të ristartojë largpërçuesin Gostivar –Tetovë”, qëndron në konkluzionin e këshillit të komunës. Ndërkohë nga komuna e Tetovës kanë konfirmuar se do të përcjellin kërkesën e këshillit deri tek MEPSO. “Komuna e Tetovës është e interesuar që këto probleme në të ardhmen të mos ndodhin me rrymën elektrike”,tha Flakran Pustina, zëdhënës i Komunës Tetovës.

-Ndërprerjet e energjisë elektrike kanë mobilizuar autoritetet e komunës së Tetovës, në këtë rast Këshilli Komunal që të nxjerrë një konkluzion ku kërkohet evitimi i ndërprerjeve të rrymës në të ardhmen. Problemet e fundit me rrymën elektrike në Tetovë, kanë shkaktuar revoltë te këshilltarët e komunës, të cilët janë shprehur se qytetarët e Tetovës trajtohen si qytetarë të rendit të dytë dhe defektet me rrymën elektrike duhet sa më shpejt të tejkalohen.
Këshilltari i VMRO-Popullores, Dragan Davidovski, në seancën e fundit të këshillit kërkoi që në rend dite të hyjë edhe diskutimi për problemet e rrymës elektrike në Tetovë. Ai është shprehur i habitur se deri më tani askush nuk ka reaguar për problemet e njëpasnjëshme me furnizimin e rrymës elektrike në Tetovë. Kërkesa e tij që këshilli të miratojë një konkluzion me vërejtje deri te MEPSO është pranuar njëzëri. “Viteve të fundit jemi dëshmitarë se qytetarët e Tetovës kanë probleme me rrymën elektrike. Kështu disa herë kemi ndërprerje me orë të tëra. Ndërprerja e fundit 7 orësh, ka shkaktuar shumë dëme te tregtarët e Tetovës, por edhe te qytetarët. Unë habitem se si askush deri më tash, asnjë subjekt politik, asnjë shoqatë joqeveritare, asnjë institucion nuk ka reaguar publikisht. Prandaj, i kërkoj këshillit komunal i cili drejtpërdrejtë merret me problemet e qytetarëve”, tha Davidovski. Këshilltarët njëzëri miratuan kërkesën e tij ku thuhet, “qytetit të Tetovës nuk duhet t`i ndodh edhe një herë që të ngel kaq gjatë pa rrymë elektrike. Kërkojmë nga MEPSO- që sa më shpejt të ristartojë largpërçuesin Gostivar –Tetovë”, qëndron në konkluzionin e këshillit të komunës. Ndërkohë nga komuna e Tetovës kanë konfirmuar se do të përcjellin kërkesën e këshillit deri tek MEPSO. “Komuna e Tetovës është e interesuar që këto probleme në të ardhmen të mos ndodhin me rrymën elektrike”,tha Flakran Pustina, zëdhënës i Komunës Tetovës.
Ndërkaq, nga MEPSO kanë bërë të ditur se rindërtimi i largpërçuesit 110 KV, Gostivar-Tetovë pritet të përfundojë kah mesi i muajit tetor. Ditë më parë nga dy kompanitë të cilët bëjnë shpërndarjen e energjisë elektrike, MEPSO dhe EVN pohuan se rreziku për probleme gjatë dimrit me rrymën elektrike është evituar. Rajoni i Pollogut, në veçanti qyteti i Tetovës me fshatrat përreth, viteve të fundit ka probleme të theksuara me furnizimin me rrymë elektrike, ndërsa ndërprerjet në shumë raste janë edhe me orë të tëra. Rreth 90 për qind e amvisërive në Tetovë paguajnë rrymën elektrike dhe me këtë ky rajon radhitet ndër të parët për nga rregullsia e pagesës. Defektet kryesisht më shumë ndodhin gjatë dimrit kur shfrytëzimi i energjisë elektrike shënon rritje enorme, ndërsa sistemi i vjetërsuar i distribuimit bën që ndërprerjet të zgjasin me orë të tëra dhe të jenë të shpeshta.
TV KOHA
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *