Home / Lajme / Maqedoni / Kompania ‘Zero mbeturina’ mori leje për veprues kolektiv me bateritë dhe akumulatorët jashtë përdorimit

Kompania ‘Zero mbeturina’ mori leje për veprues kolektiv me bateritë dhe akumulatorët jashtë përdorimit

26 tetor-Ademi konsideron se kompania me punën e saj do të ndikojë në ngritjen e ndërgjegjies për atë sa janë të dëmshme substancat që përdoren në bateritë dhe akumulatorët mbi mjedisin e jetesës dhe shëndetin e njerëzve, si dhe për nevojën që kjo lloj mbeturine të grumbullohet më vete nga mbeturinat komunale, por edhe që të mundësohet ripërpunimi dhe riciklimi i tyre.

Ministri i Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor Abdilaqim Ademi dhe ambasadori i Mbretërisë Suedeze Lars Valund sot kompanisë “Zero mbeturina” i ndanë leje për veprues kolektiv me bateritë dhe akumulatorët jashtë përdorimit.

Leja është në pajtim me Ligjin për menaxhim me bateri dhe akumulatorë dhe mbeturina nga bateritë dhe akumulatorët, me të cilën, sipas ministrit resor, rregullohen kërkesat për mbrojtje të mjedisit të jetesës që duhet të plotësohen gjatë prodhimit të baterive dhe akumulatorëve, lëshimin e tyre në treg, detyrimet dhe përgjegjësitë e prodhuesve që marrin pjesë në këto procese.

Ademi konsideron se kompania me punën e saj do të ndikojë në ngritjen e ndërgjegjies për atë sa janë të dëmshme substancat që përdoren në bateritë dhe akumulatorët mbi mjedisin e jetesës dhe shëndetin e njerëzve, si dhe për nevojën që kjo lloj mbeturine të grumbullohet më vete nga mbeturinat komunale, por edhe që të mundësohet ripërpunimi dhe riciklimi i tyre.

Ambasadori Valund, në iniciativë të së cilit u realizua edhe projekti për grumbullimin e baterive të vogla në marketet më të mëdha, theksuan se do të vazhdojnë me përkrahjen, sepse, siç tha, menaxhimi me mbeturinat është një nga prioirtetet e tyre. Ai theksoi se është e nevojshme që të bëhet shprehi tek populli i Maqedonisë selektimi i mbeturinave dhe se rezultate nga projektet e realizuara tashmë shihen.

Me marrjen e lejes, drejtori i “Zero mbeturina” Marjanço Dameski tha se do të kontribuohet për plotësimin e detyrimeve ligjore, por edhe se do të mundësojë që Maqedonia ta jetësojë sistemin për përdorimin racional dhe afatgjatë të mbeturinave, si dhe pengimin e ndikimit negativ mbi mjedisin e jetesës dhe shëndetit të njerëzve.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *