Home / Lajme / Maqedoni / Kompanitë e mesme të bashkëpunojnë me të voglat

Kompanitë e mesme të bashkëpunojnë me të voglat

20 tetor-Qëllimi i projektit është që të koordinohen aktivitetet për identifikimin e mundësive ekonomike dhe burimeve përfituese prej të cilave kanë dobi ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

Në Zhelinë Agjencioni amerikan USAID ka promovuar projektin për zgjerimin e biznesit të vogël në rajonin e Pollogut, që synon bashkëpunimin e sektorit privat dhe institucionet e pushtetit lokal. E tërë kjo me qëllim të shtytjes së zhvillimit ekonomik rajonal dhe lokal në sferën e bujqësisë, turizmit rural dhe ndërtimtarisë.

Drejtori i Misionit të USAID-it, Robert Wuertz, në fjalimin e tij theksoi se qëllimi i projektit është që kompanitë e vogla dhe të mesme të krijojnë një bashkëpunim mes tyre. “Identifikimi dhe mbështetja e nismave me të cilat nxiten ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për punë të përbashkët kanë një pjesë qendrore në qasjen e këtij projekti drejt zhvillimit ekonomik lokal. Mundësitë e reja të tregut për kompanitë lokale krijohen atëherë kur kompanitë e mëdha i porosisin komponentet, materialet dhe shërbimet në nivel lokal. Këto lidhje mund të krijojnë edhe baza përmes të cilave këmbimi i informatave të tregut, rritja e qasjes në treg, zhvillimi i diturisë dhe aftësive si dhe transferi i teknologjisë rezultojnë me ndërtimin e kapacitetit të ndërmarrjeve të vogla lokale”, tha Drejtori i Misionit të USAID-it, Robert Wuertz.

Ministri i Ekonomisë, Valon Saraqini, tha se qeveria edhe në të ardhmen do të vazhdojë me projektet dhe aktivitetet për nxitjen e sipërmarësisë. “Dëshiroj të veçoj këto projekte të planifikuar nga programi i punës së qeverisë për periudhën 2011-2015. Projekti grante për nxitjen e bartjes së teknologjive deri në 50 mijë euro për rritjen e kapaciteteve të kompanive të Maqedonisë për shfryëtzim të fondeve evropiane për hulumtime dhe zhvillim. Planifkojmë të aplikojmë lëndën “Binzesi dhe sipërmarrësia” në arsimin fillor, te mesëm dhe të lartë si dhe grantin “Stop për derdhjen intelektualëve”, duke siguruar rrogë më të madhe për 30 përqind secilit student inxhinier, teknolog dhe të informatikës i cili pas përundimit të studimeve jashtë vendit do të kthehen dhe do të punojnë në Maqedoni”, tha Saraqini. Ai shtoi se nxitja e sipërmarrësisë përmes përkrahjes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme është e domosdoshme, veçanërisht kur bota ballafaqohet me krizën ekonomike. Menderes Kuqi, kryetarë i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperendimore, tha se Oda Ekonomike në këtë projekt nuk do të ketë rol pasiv dhe vetëm si dekor.

“ODA ekonomike në bazë të planit aksional dhe projektit konkret po detekton problemet me të cilët përballen kompanitë dhe njëkohësisht ajo do të propozojë që bashkëpunimi mes këtyre kompanive të jetë në nivel më të lartë për një zhvillim ekonomik”, tha Kuqi. Ndërkaq, Mirjana Makedonska, zëvendës drejtor i projektit tha se projekti do të zgjasë 4 vjet dhe në të ardhmen do të nxisë që kompanitë vendore të mesme të bashkëpunojnë me ato të vogla. Ndryshe, qëllimi i projektit është që të koordinohen aktivitetet për identifikimin e mundësive ekonomike dhe burimeve përfituese, prej të cilave kanë dobi ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Planifikohet që ata së bashku të krijojnë një model të qëndrueshëm të forcës së punës për industrinë ndërtimore, një program për zinxhirin e furnizimit që do të orientohet drejt përforcimit të prodhimit lokal si dhe të krijohet një model i dialogut publik-privat.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *