Home / Lajme / Maqedoni / Komuna apelon për pagimin e tatimeve

Komuna apelon për pagimin e tatimeve

30 tetor-Në kuadër të këtyre obligimeve përfshihen tatimi në pronë, tatimi për firmë, tatimi për shfrytëzim të hapësirës lokale para objekteve afariste dhe tatimi për shitblerje. Mjetet e arkëtuara nga tatimet lokale u kthehen qytetarëve përmes formës së investimeve në infrastrukturë, arsim, kulturë dhe sfera të tjera.

Komuna e Tetovës, duke u nisur nga principet e qeversijes së mirë dhe duke vendosur gjithnjë një komunikim korrekt në funksion të mirëqenies së përgjithshme njofton qytetarët se mbetet e domosdoshme dhe në funksion të interesit të përgjithshëm shlyerja e të gjitha obligimeve që i kanë ndaj këtij institucioni.
Në kuadër të këtyre obligimeve përfshihen tatimi në pronë, tatimi për firmë, tatimi për shfrytëzim të hapësirës lokale para objekteve afariste dhe tatimi për shitblerje. Mjetet e arkëtuara nga tatimet lokale u kthehen qytetarëve përmes formës së investimeve në infrastrukturë, arsim, kulturë dhe sfera të tjera.

Komuna e Tetovës njofton se sa më shumë që qytetarët t’i shlyejnë detyrimet ndaj komunës aq më shumë rriten objektivat e komunës për investime që tashmë po shihen në të gjitha drejtimet. Qytetarët, të cilët për shkaqe të ndryshme nuk i kanë pranuar Aktvendimet për tatimet, të njëjtat mund t’i marrin në komunën e Tetovës.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, më shumë kredi banesore dhe konsumatore, më pak për vetura

Kreditimi në korrik të këtij viti shënon rritje prej 0,3 për qind, i cili ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *