Home / Lajme / Maqedoni / Kondarko: KZSH punon në pastrimin e Listës zgjedhore

Kondarko: KZSH punon në pastrimin e Listës zgjedhore

31 tetor- Kondarko tha se në Republikën e Maqedonisë asnjë komision shtetëror deri tani nuk ka ndërmarrë aktivitete të tilla për Listën zgjedhore dhe se në pastrimin e këtij dokumenti punon një grup në kuadër të Komitetit drejtues të Qeverisë, ku kanë përfaqësues të tyre ministritë kompetente, Sekretariati për çështje evropiane, OSBE-ja, BE-ja, Ambasada e SHBA-së, të organizatës joqeveritare MOST, si dhe të partive politike.

Komisioni zgjedhor shtetëror me përkushtim punon në pastrimin e Listës zgjedhore në pajtim me kompetencat që i ka, deklaroi në konferencë për shtyp kryetari i trupit më të lartë zgjedhor, Boris Kondarko.

Konferencën për shtyp kryetari i KZSH-së e mbajti pas vërejtjes së djeshme të Qeverisë se Komisionit zgjedhor shtetëror nuk i respekton afatet për pastrimin e Listës zgjedhore.

Kondarko tha se në Republikën e Maqedonisë asnjë komision shtetëror deri tani nuk ka ndërmarrë aktivitete të tilla për Listën zgjedhore dhe se në pastrimin e këtij dokumenti punon një grup në kuadër të Komitetit drejtues të Qeverisë, ku kanë përfaqësues të tyre ministritë kompetente, Sekretariati për çështje evropiane, OSBE-ja, BE-ja, Ambasada e SHBA-së, të organizatës joqeveritare MOST, si dhe të partive politike.

Ai paralajmëroi se së shpejti do të mbahet mbledhje e re e grupit punues dhe prezantoi të dhëna sipas të cilave rreth 139 mijë shtetas të Republikës së Maqedonisë, duke i përfshirë edhe ata të cilët nuk janë në shtet, nuk kanë nxjerrë dokumente biometrike personale.

Nga KSHZ-ja presin që Qeveria të miratojë mjete për kontroll në terren të këtyre personave. Më së shumti persona pa dokumente personale mes 13 dhe 14 mijë janë nga komuna e Butelit

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *