Home / Lajme / Maqedoni / Konferencë: Maqedonia ende nuk ka akte nënligjore për higjienë inxhinierike

Konferencë: Maqedonia ende nuk ka akte nënligjore për higjienë inxhinierike

8 tetor-“Legjislativa evropiane me një sërë dirtektivash cakton se drejtimi, përgatitja, përpunimi dhe paketimi i ushqimit duhet të bëhet me makina dhe pajisje higjienike të disenjuara edhe në hapësira higjienike të disenjuara”, tha pr.dr. Vladimir Kakurinov

Maqedonia ende nuk ka akte nënligjore për higjienë inxhinierike dhe disenj edhe pse e aplikon Ligjin për siguri të ushqimit nga viti 2007, ndërsa në vitin 2009 e ka transponuar Direktivën maqinerike të BE-së, theksuan pjesëmarrësit në konferencën e sotme që e organizoi AgBiz Programin të USAID-it dhe Konsalting dhe qendrën për trajnim Çelës.

Kjo mungesë, sipas tyre, mundet drejtpërdrejt të ndikojë mbi prodhuesit e produkteve ushqimore dhe mbi zbatimin e legjislativës ekzistuese për inxhinieri higjienike dhe disenj.

“Legjislativa evropiane me një sërë dirtektivash cakton se drejtimi, përgatitja, përpunimi dhe paketimi i ushqimit duhet të bëhet me makina dhe pajisje higjienike të disenjuara edhe në hapësira higjienike të disenjuara”, tha pr.dr. Vladimir Kakurinov

Prezantime nga fusha e inxhinierisë higjienike, sigurinë ushqimore dhe teknologjitë ushqimore kanë mbajtur edhe Hubertus Lelieveld nga Holanda, një nga themeluesit e Europian Engineering and Design Group (EHEDG), zëvendësdrejtori i Agjencisë për ushqim dhe veterinari Agjencia Abdulezel Dogani dhe drejtori i Inspektoratit shtetëror për bujqësi Rumen Stamenov

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *