Home / Lajme / Botë / Kritikët e vlerësojnë lart filmin e ri të James Bondit

Kritikët e vlerësojnë lart filmin e ri të James Bondit

17 tetor-“Tifozët besnik të James Bondit me siguri që me kënaqësi të madhe do ta përqafojnë vazhdimin e ri që është plot me humor të mprehtë, por edhe shumë emocionues”, thotë një nga kritikët, ndërsa shumë ekspertë pajtohen se “Skyfall”, patjetër do të jetë në krye të top 5 filmave nga 23 sa janë realizuar për Bondin.

Filmi “Skyfall”, vazhdimi i ri i aventurës së James Bond, ka marrë vlerësime të larta nga kritikët e filmit të cilët unanimisht vlerësuan se agjenti 007 po kthehet triumfalisht në lavdinë e dikurshme.

“Tifozët besnik të James Bondit me siguri që me kënaqësi të madhe do ta përqafojnë vazhdimin e ri që është plot me humor të mprehtë, por edhe shumë emocionues”, thotë një nga kritikët, ndërsa shumë ekspertë pajtohen se “Skyfall”, patjetër do të jetë në krye të top 5 filmave nga 23 sa janë realizuar për Bondin.

Regjisori Sam Mendes gjithashtu ka marrë komente pozitive, ndërsa përshtypjet e kritikëve thonë se këtë herë edhe kamera është e jashtëzakonshme. Kritikët e revistës për filma “Playlist”, fotografinë e krahasojnë madje me atë që mund të shihet tek filmi i Nolanit, “Batman” si dhe në filmat “Revolutionary Road” dhe “No Country For Old Men”.

Premiera britanike e “Skyfall” është planifikuar për 23 tetor dhe përkrah komenteve të tilla pozitive, ky filmi mund të supozojmë se ka siguruar edhe më shumë vizitor që do t’ia mësyjnë kinemave për ta shikuar filmin ku agjentin e famshëm do ta mishërojë aktori 44-vjeçar Daniel Craig

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *