Home / Lajme / Maqedoni / Kryetari i PDSH-së takon boksierët Nuri dhe Sefer Seferi

Kryetari i PDSH-së takon boksierët Nuri dhe Sefer Seferi

10 tetor-Mysafirët shprehën falënderimet e tyre për vlerësimet e Kryetarit dhe theksuan që “fitoren ia dedikojnë 100 vjetorit të shtetit shqiptar edhe pse fatkeqësisht gjysma e kombit shqiptar ndodhet jashtë atyre kufijve”.
Takimi kaloi në një atmosferë të përzemërt dhe miqësore. Kryetari i PDSH-së z.Menduh Thaçi në fund ju dëshiroi suksese të reja dy boksierëve emblematik të kombit shqiptar.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi priti në takim kampionin europian në boks Nuri Seferi dhe fituesin e shumë turneve Sefer Seferi.
Kryetari i PDSH-së uroi boksierët për mbrojtjen e titullit, prezantimin dinjitoz që me fitoret e tyre risin reputacionin e sportit shqiptar jo vetëm në Maqedoni por edhe më gjërë.

Kryetari i PDSH-së në takim ka shprehur vlerësimet e tij që suksesi i tyre është krenari kombëtare dhe një dëshmi se ne shqiptarët kemi kapacitete të mëdhaja jo vetëm njerëzore, intelektuale por edhe sportive.

Mysafirët shprehën falënderimet e tyre për vlerësimet e Kryetarit dhe theksuan që “fitoren ia dedikojnë 100 vjetorit të shtetit shqiptar edhe pse fatkeqësisht gjysma e kombit shqiptar ndodhet jashtë atyre kufijve”.
Takimi kaloi në një atmosferë të përzemërt dhe miqësore. Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi në fund ju dëshiroi suksese të reja dy boksierëve emblematik të kombit shqiptar.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *