Home / Sport / Kupa e Maqedonisë: Shkëndija përballë Metalurgut

Kupa e Maqedonisë: Shkëndija përballë Metalurgut

Të martën në zyrat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë u hodh shorti për formimin e dysheve rivale në 1/4 e Kupës së Maqedonisë, kur do të kemi mundësinë të shohim duele intersante, bazuar në çiftet e fituara në bazë të shortit.

Shkëndija nuk ka qenë me aq fat, kur dihet se ka mundur të zgjedhë kundërshtarë më të lehtë se Metalurgu. Skuadra shkupjane ka qenë ‘fati’ i Shkëndijës në këtë fazë të garave të Kupës, ku si ‘kuqezinjtë’, ashtu edhe shkupjanët kërkojnë trofeun. Gjithsesi edhe përkundër shortit jo të lehtë, nga tabori i Shkëndijës besojnë se janë më të mirë se Metalurgu dhe janë të mendimit se do të arrijnë t’i eliminojnë. Favor për Shkëndijën është se ndeshja e parë luhet në Tetovë, ku do të kërkojnë fitore sa më bindëse, para ndeshjes së kthimit në Shkup. Shorti ka sjellë derbi lokal të Tetovës, kur Teteksi do të përballet me Renovën. Skuadra nga Xhepçishti është bartëse në fuqi e trofeut të Kupës dhe ata këtë vit synojnë mbrojtjen e titullit, ndërsa Teteksi është kundërshtar i favorshëm në këtë rrugëtim. Në ndeshjen e parë Teteksi do të ketë rolin e vendasit, por ky fakt s’ka edhe aq rëndësi, kur dihet se të dyja skuadrat luajnë në të njëjtën fushë. Drita e Bogovinës ka patur fat, kur për kundërshtar ka fituar Sileksin, ekipin që e mundi 2:1 ditë më parë. Bogovinasit shpresojnë që kanë forcë për të eliminuar këtë kundërshtar, por njëkohësisht nuk nënçmojnë ekipin rival. Derbi i madh do të jetë edhe përplasja ndërmjet Pelisterit dhe Vardarit. Rivalët e mëdhenj të futbollit në Maqedoni, të dielën e shkuar kishin një përplasje të fuqishme, që u fitua nga Vardari 3:1, mirëpo rezultati mbeti nën hijen e trazirave dhe përleshjeve ndërmjet tifozëve, ku shumë prej tyre mbetën të lënduar. Çerekfinalja e Kupës paralajmëron vazhdim të luftës së filluar në Shkup dhe pritet që të dyja takimet përveç futbollit, të sjellin nxitje edhe në tribuna. Duelet e para të 1/4 së finales së Kupës së Maqedonisë do të zhvillohen më 14 tetor, kurse ndeshjet e kthimit do të jenë në program më 21 nëntor.

Dyshet e 1/4 së finales:
Shkëndija-Metalurgu,
Teteksi-Renova,
Drita-Sileksi,
Vardari-Pelisteri.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *