Home / Lajme / Maqedoni / Kurban Bajrami ndan Tiranën e Shkupin me Prishtinën

Kurban Bajrami ndan Tiranën e Shkupin me Prishtinën

23 tetor-Komuniteti fetar shqiptar ditëve të fundit ka qenë i hutuar lidhur me datat dhe ditët e caktuara për festën e Kurban Bajramit, mirëpo vendimi final është dhënë nga Bashkësitë Fetare në këto vende, duke u thirrur në arsyetimet e tyre.

Besimtarët mysliman në Shqipëri dhe Maqedoni të enjten do të festojnë Kurban Bajramin, derisa ata të Kosovës dhe Luginës së Preshevës ditën e premte.

Komuniteti fetar shqiptar ditëve të fundit ka qenë i hutuar lidhur me datat dhe ditët e caktuara për festën e Kurban Bajramit, mirëpo vendimi final është dhënë nga Bashkësitë Fetare në këto vende, duke u thirrur në arsyetimet e tyre.

Mediat në Prishtinë dhe Tiranë kanë shkruar se shkak për këtë ndasi duket se është bërë nga njëra anë (Tiranë – Shkup) vendosja e datës sipas kalendarit hënor, e nga ana tjetër (Prishtinë) marrja për bazë e ditës së Arafatit.

Komuniteti Islam në Shkup dhe Tiranë kanë njoftuar se vendimin e kanë marrë sipas kalendarit hënor.

“Mbasi janë vëzhguar fazat e hënës është marrë vendimi se data kur duhet festuar Kurban Bajrami është 25 tetori. Për këtë datë ishte rënë dakord me Kosovën, Maqedoninë, Turqinë, etj”, ka sqaruar Agron Hoxha nga Komuniteti Mysliman në Shqipëri. Ai ka theksuar se për këtë ishte nënshkruar edhe një marrëveshje, që nuk është respektuar nga ana e Bashkësisë Islame të Kosovës.

“Ne me të vërtetë kishim rënë dakord ndryshe, por kjo nuk përbën problem as për ne, as për ata. Ne kemi marrë parasysh kalendarin hënor, ata vendimin e marrë në Arabinë Saudite, por kjo nuk përbën shqetësim”, ka theksuar Agron Hoxha, duke shtuar se e rëndësishme është që Kurban Bajrami të festohet.

Qytetarët në Maqedoni theksojnë se çfarë do qoftë date, ata do të festojnë këtë ditë të shenjtë. INA

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *