Home / Lajme / Maqedoni / Kuvendi filloi seancën për mocionin e Qeverisë

Kuvendi filloi seancën për mocionin e Qeverisë

5 tetor-Pastaj do të diskutojnë deputetët, në mënyrë reciproke një nga opozita, një nga shumica qeveritare. Deputeti gjatë debatit mund të flasë disa herë në kohëzgjatje prej 15 minutave. Në çdo fjalim të deputetëve janë lejuar nga 12 replika, ndërsa të drejtë të replikës do të kenë edhe ministrat.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e filloi seancën e sotme të 43-të, në të cilën do të debatohet për mocionin e Qeverisë, me kërkesë të partisë opozitare LSDM, në të cilën merr pjesë kryeministri Nikolla Gruevski, zëvendëskryeministrat Musa Xhaferi dhe Teuta Arifi, ministrat, si dhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti.

Sipas marrëveshjes së arritur mes shumicës qeveritare dhe opozitës në koordinim tek kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, në fillim të seancës bashkërenduesi i deputetëve të LSDM-së Igor Ivanovski do të ketë elaborim 30-minutësh me kërkesë për votim të votëbesimit të Qeverisë. Ndaj elaborimit të tij nuk janë parashikuar replika.

Pastaj do të diskutojnë deputetët, në mënyrë reciproke një nga opozita, një nga shumica qeveritare. Deputeti gjatë debatit mund të flasë disa herë në kohëzgjatje prej 15 minutave. Në çdo fjalim të deputetëve janë lejuar nga 12 replika, ndërsa të drejtë të replikës do të kenë edhe ministrat.

Në fund të debatit, është parashikuar për në ora 23:20 minuta, para deputetëve do të drejtohet kryeministri Nikolla Gruevski, pas së cilës do të votohet mocioni i Qeverisë.

Kërkesën për votimin e mocionit të Qeverisë është e parashtroi opozita për shkak të, siç elaboruan “konfrontimi dymujor mes partive qeveritare VMRO-DPMNE dhe BDI, me të cilën rrezikohen raportet ndëretnike dhe integrimet e vendit”.

Në rast të votohet jo votëbesimi i Qeverisë, kryeministri në Kuvend parashtron dorëheqje në afat prej 24 orëve nga votimi i mosbesimit. Për votimin e mosbesimit të Qeverisë dhe për dorëheqjen e parashtruar, kryetari i Kuvendit menjëherë e njofton presidentin e shtetit.

Herën e fundit votim i mocionit të Qeverisë kishte më 7 qershor të vitit 2007, kur kryetar i Parlamentit ishte Lubisha Georgievski, ndërsa kryeministër Nikolla Gruevski. Qeveria atëherë mori votëbesim nga shtëpia ligjdhënëse.

BDI: Përfaqësimin e shqiptarëve e vendos sovrani me votë

Në lidhje me pretendimet e sotme të grupit parlamentar të PDSH-së për deklarata dhe qëndrime inekzistente të partisë më të madhe shqiptare, Bashkimit Demokratik për Integrim, se gjoja BDI ka deklaruar se nuk del nga Qeveria nga droja se aty do të hyjë menjëherë PDSH-ja, duam të sqarojmë opinion shqiptar në Maqedoni se Bashkimi Demokratik për Integrim asnjëherë nuk ka deklaruar një gjë të tillë dhe as që ka shprehur ndonjëherë drojë nga përsëritja e vitit 2006, thuhet në kumtesën partiake.

“BDI konsideron që legjitimitetin për përfaqësim të qytetarëve në Kuvend dhe në Qeveri e vendos sovrani me votën e vet të lirë dhe demokratike, në proces zgjedhor pa dhunë dhe frikësime. Aventura e PDSH-së nga viti 2006 kur nuk respektoi vullnetin e votuesve shqiptar dhe uzurpoi institucionet e vendit duke injoruar votën shqiptare i takon historisë si një përpjekje e shëmtuar dhe e dështuar sepse kjo u dënua nga qytetarët dhe u dëshmua si e pasuksesshme për aktorët. U dëshmua që partia e cila nuk e ka legjitimitetin shqiptar nuk mundet dhe nuk guxon ta përfaqësojë vullnetin e qytetareve, sepse nuk mundet ta sigurojë as parimin e votës së dyfishtë për të realizuar demokracinë konsensuale, që në fakt përjashton mundësinë e majorizimit të shqiptarëve”, qëndron në kumtesë.

Bashkimi Demokratik për Integrim njofton se nuk e ka as edhe drojën më të vogël për përsëritjen e vitit 2006 sepse këtë nuk do ta lejojnë qytetarët shqiptarë, por jemi të bindur se nuk do ta pranojnë as partitë politike maqedonase të cilat u bindën se ky ekspertim dështoi dhe nuk guxon të përsëritet.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *