Home / Lajme / Maqedoni / Lamtumira e fundit për Ibrahim Suljemanin-Komandant Mimi

Lamtumira e fundit për Ibrahim Suljemanin-Komandant Mimi

4 tetor-I ndjeri Ibrahim Sulejmani, pas vetes ka lënë vetëm një djalë, Fitimin 8 vjeçar, i cili sot i dha lamtumirën e fundit babait të tij.

Me nderime fetare në varrezat e Tetovës bashkëqytetarët i dhanë sot lamtumirën e fundit Ibrahim Sulejmanit, ish ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, i cili në rrethana ende të panjohura humbi jetën në burgun e Shtipit.

I ndjeri Ibrahim Sulejmani, pas vetes ka lënë vetëm një djalë, Fitimin 8 vjeçar, i cili sot i dha lamtumirën e fundit babait të tij.
Nga Ministria e Drejtësisë njoftuan dje se vdekja ka qenë natyrore dhe nuk janë vërejtur shenja të dhunës në trupin e pa jetë të 39 vjeçarit Ibrahim Sulejmanit.

Ibrahim Sulejmani vuante dënimin me burg prej 15 vjetëve, ndërsa në burgun e Shtipit ka qëndruar 4 vjet e gjysmë.

Prindi I tij Rufat Sulejmani i cili para dy muajve ndërroi jetë, nuk arriti që ta shihte djalin e tij të lirë dhe afër familjes.

Ai gati se dhjetë vite vrapoi në të gjitha institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare duke kërkuar drejtësi për djalin e tij. Në fund atij iu ngjallën shpresat se djali do të lirohet pas intepretimit autentik të ligjit të Amnistisë, por edhe krahas kësaj pas dhjetë vitesh bugr, në kohën pritej të lirohej, djali i tij u dënua me burgim shtesë, prej 4 vitesh.

Këtë nuk mundi ta gëlltisë dhe nga një sulm në zemër ndërroi jetë, kurse mënjëherë dy muaj pas vdiq në rrethana ende të pasqaruara dhe me shumë dyshime djali I tij 39 vjeçar Ibrahim Sulejmani.
Në ceremoninë e varrimit të Sulejamanit, nuk morri pjesë asnjë përfaqësues politik.Tv KOHA

Foto e marre nga Tifozet “Ballistet”

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *