Home / Lajme / Maqedoni / Letër institucioneve amerikane për vrasjen e Sulejmanit

Letër institucioneve amerikane për vrasjen e Sulejmanit

5 tetor-Sipas letrës së shkruar nga ai, informohet se në Maqedoni janë mbi 200 të burgosur politik shqiptarë, që duhej të amnistohen pas Marrëveshjes së Ohrit.

Ish-kandidati demokrat për në Kongresin Amerikan, shqiptari nga Dibra Emin Eddie Egriu i ka shkruar një letër përfaqësuesve të politikës amerikane dhe organizatave për të drejtat e njeriut lidhur me vrasjen e Ibrahim Sulejmanit në burgun e Shtipit.

“Ju shkruaj në lidhje me vdekjen e Ibrahim Sulejmani në duart e sistemit të burgjeve të Qeverisë Sllavo-maqedonase. Siç e dini Sulejmani ishte i burgosur politik, dhe atij i nevojitej mbrojtje ndërkombëtare duke e ditur që tensionet midis udhëheqësve Shqiptar dhe Sllavo-maqedonas janë në nivel të lartë. Shumica e anëtarëve tanë janë të frustruar që Qeveria e SHBA ka lejuar gjykimin e të burgosurve politik nga ana e Qeverisë së Maqedonisë, dhe kërkojnë që organizata jonë ti bëjë shtypje Qeverisë së SHBA për të ndërmarrë aksion dhe tu sigurojë atyre të drejtat e tyre të njeriut dhe përfaqësim të përshtatshëm legal. Kërkoj që zyra juaj të bëjë kërkime mbi këtë çështje dhe të sigurojë komunitetin tonë që nuk janë shkelur ligjet, sidoqoftë nëse zyra juaj zbulon që të drejtat e tij janë shkelur, atëherë unë si qytetar i SHBA kërkoj që Qeveria jonë të ndalojë ndihmat dedikuar Qeverisë së Maqedonisë për faktin që Qeveria e Maqedonisë i përvetëson fondet për nevojat e veta e jo për përfitime të barabarta për komunitetin, meqë me sa e di unë ata nuk kanë investuar asnjë qindarkë në lagje, Shkolla, Qendra për kulturë shqiptare apo infrastrukturë rrugore në mjediset shqiptare, etj”, thuhet në letrën e Egriut, i cili tashmë thekson se është drejtues i një lëvizje me emrin “PUSH”.

Sipas letrës së shkruar nga ai, informohet se në Maqedoni janë mbi 200 të burgosur politik shqiptarë, që duhej të amnistohen pas Marrëveshjes së Ohrit.

“Nëse nuk ndërmerrni një veprim kam droje që ky rast i vetëm mund të çojë në një çështje të pakontrollueshme përtej të përmirësueshmes. Ne nuk duam të përjetojmë këtë, ne na nevojitet paqe dhe zgjedhje ligjore, ndaj dhe kërkojmë që ti jepni më tepër vëmendje situatës midis Sllavëve dhe Shqiptarëve në Maqedoni.
Siç dihet botërisht atje ka shumë korrupsion dhe edhe njëherë kërkoj që Qeveria jonë të vështrojë nga më afër fondet që ne si taksapagues ua dërgojmë. Ne duhet ta dimë se si shpërndahen fondet midis komuniteteve. Ne i përfaqësojmë ata që nuk trajtohen në mënyrë të barabartë dhe që u ndalohet liria e fjalës, dhe do ishte më e mirë që ju të trajtoni këtë çështje sa më shpejtë që është e mundur”, thuhet në fund të letrës.

Një reagim të ashpër nga diaspora ka bërë edhe organizata “New Life – Jeta e Re” nga Nju Jorkut, e cila ka shprehur ngushëllime lidhur me vdekjen e Sulejmanit, por ka apeluar që institucionet e Maqedonisë me asistencën e faktorëve shqiptarë dhe ndërkombëtar të zbardhin shkaqet e kësaj vdekje.

“Jeta e Re” apelon që shoqatat joqeveritare për të mbrojtjen e të drejtave të njeriut të ngrenë zërin dhe të apelojnë për ndihmën ndërkombëtare në hetimin e këtyre vrasjeve dhe vdekjeve misterioze të shqiptarëve. “Jeta e Re” thekson se përse institucionet në Maqedoni refuzojnë ekspertizat ndërkombëtare në shumë krimet që kanë ndodhur në vend dhe që janë ndërlidhur me shqiptarët.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *