Home / Sport / Lëv i kërkon falje mbrojtësit Shmelcer

Lëv i kërkon falje mbrojtësit Shmelcer

Joakim Lëv ka ndryshuar mendim ndaj Marcel Shmelcer, vetëm pak ditë pasi e kishte kritikuar ashpër këtë të fundit, duke sugjeruar se do ta hiqte nga ekipi sapo një prej shokëve të skuadrës të tregonte se ishte i aftë t’i zinte vendin. 52 vjeçari i kishte bërë këto komente pas ndeshjes që përfaqësuesja gjermane kishte luajtur me Austrinë.

“Shmelcer nuk luajti mirë me Austrinë. Shumë nga alternativat që kemi nuk janë gati, ndaj kemi mbetur me Shmelcer për dy, tre, katër apo pesë muajt e ardhshëm”, ishte komenti i Lëv para gazetarëve, qëndrim që tani ka ndryshuar plotësisht, sidomos pas paraqitjes së lojtarit në fitoren 6-1 të Gjermanisë ndaj Irlandës.
“Kam parë me vëmendje atë që kam thënë dhe më duhet ta pranoj se kam qenë shumë i ashpër në fjalët e mia. Për këtë arsye, i kam kërkuar falje Shmelcer”, tha Lëv, i cili ka folur pastaj edhe për problemin kryesor që po shqetëson Gjermaninë në këto momente, polemikat rreth lojtarëve që qëndrojnë në stol.
“Ka gjithmonë një periudhë kur në stol ke futbollistë si Iniesta, Torres apo Vija”, tha ai duke iu referuar Spanjës. “Të nevojitet një stol i fortë për të fituar trofe. Ndaj Suedisë duhet të kemi kujdes, janë një skuadër e organizuar dhe shumë, shumë e fortë”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *