Home / Lajme / Rajon / Lihet i lirë Lirim Jakupi

Lihet i lirë Lirim Jakupi

Aktakuza ndaj tij është ngritur në vitin 2003 nga ana e prokurores ndërkombëtare Elizabet Ren, me akuzën se gjatë vitit 2003 së bashku me Asllan dhe Rasim Bajramin dhe Basri Xhemailin kanë qenë duke përgatitur një akt terrorist në territorin e Serbisë.

Gjykata e Qarkut në Gjilan ka lënë të lirë, ish-pjesëtarin e UÇK-së dhe UÇPMB-së, Lirim Jakupi, i njohur me pseudonimin “Nacisti”.
Gjykatësi ndërkombëtar i çështjes Vladimir Mikula ka thënë se me asnjë provë nuk është vërtetuar se Lirim Jakupi ka kryer vepra penale dhe terroriste.

Aktakuza ndaj tij është ngritur në vitin 2003 nga ana e prokurores ndërkombëtare Elizabet Ren, me akuzën se gjatë vitit 2003 së bashku me Asllan dhe Rasim Bajramin dhe Basri Xhemailin kanë qenë duke përgatitur një akt terrorist në territorin e Serbisë.

Jakupi akuzohej edhe si pjesëmarrës në një akt terrorist të kryer në vitin 2003 ndaj dy policëve serbë në postën policore kufitare në Konçul të Serbisë.
Rasti i ish luftëtarit të UÇPMB-së është kthyer në rigjykim nga ana e Gjykatës Supreme të Kosovës, pasi që ishte dënuar me gjashtë vjet burgim nga ish gjykatësi i UNMIK-ut Vinod Bolello. Jakupi është i dënuar edhe nga Gjykata Serbe me 15 vjet burg në mungesë, ndërsa është në kërkim edhe nga autoritetet e Maqedonisë, me akuzën për pjesëmarrje në rastin e Brodecit. (INA)

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *