Home / Sport / LPFM, nis raundi i dytë, Shkëndija pret Pelisterin

LPFM, nis raundi i dytë, Shkëndija pret Pelisterin

“Sigurisht që atmosfera është e mirë pas fitores ndaj Sileksit, e cila erdhi me shumë mund. Kemi patur shumë pak kohë për t’u përgatitur për këtë sfidë, mirëpo gjithsesi se jemi të gatshëm për betejë të re. Pelisteri ka ekip të mirë, por ne kemi nevojë vetëm për tre pikë. Besojmë në ekipin tonë dhe me mbështetjen e publikut, kam bindjen se do t’i gëzohemi një fitoreje të re”, deklaroi mesfushori kumanovar i Shkëndijës, Burhan Alii.

S’ka pushim për skuadrat elitare, pasi që të mërkurën nis raundi i dytë i garave me ndeshjet e javës së 12-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoni. Shkëndija e Tetovës pas fitores së vështirë ndaj Sileksit, përsëri luan në Tetovë, kësaj rradhe me Pelisterin e Manastirit. Tetovarët janë të kujdesshëm, respektojnë kundërshtarin, mirëpo njëkohësisht kërkojnë angazhim maksimal për arkëtim të tre pikëve të reja. Me sukseset e fundit dhe njëkohësisht gabimet e rivalëve, Shkëndija i është ofruar kreut të renditjes, kështu që nuk ka të drejtë dështimi, nëse dëshiron të kapë pozitën e parë. “Sigurisht që atmosfera është e mirë pas fitores ndaj Sileksit, e cila erdhi me shumë mund. Kemi patur shumë pak kohë për t’u përgatitur për këtë sfidë, mirëpo gjithsesi se jemi të gatshëm për betejë të re. Pelisteri ka ekip të mirë, por ne kemi nevojë vetëm për tre pikë. Besojmë në ekipin tonë dhe me mbështetjen e publikut, kam bindjen se do t’i gëzohemi një fitoreje të re”, deklaroi mesfushori kumanovar i Shkëndijës, Burhan Alii. Ndeshja Shkëndija-Pelisteri luhet të mërkurën në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 13:00. Skuadra tjetër tetovare, Renova, do të ketë transfertë të vështirë me Napredokun. Në Kërcovë shumë vështirë fitohen pikë dhe nëse llogarisim faktin se në këtë teren këtë sezon janë dorëzuar Shkëndija, Vardari dhe shumë ekipe tjera, atëherë Renovën e prêt detyrë e vështirë, posacërsisht nëse kemi parasysh paraqitjet e dobëta të kësaj skuadre. “Luajmë dobët dhe kemi shumë gabime individuale, posacërisht në mbrojtje. Kjo s’është mirë dhe duhet shpejtë të marrim veten. Na prêt ndeshje e rrëndë me Napredokun, që luan shumë mirë këtë sezon. Do provojmë të japim maksimumin, të bëjmë më pak gabime dhe shpresoj të dalim me rezultat pozitiv”, u shpreh mesfushori i xhepcishtasve, Muharem Bajrami. Drita e Bogovinës pas fitores në fushë të Metalurgut, tani kërkon tjetër befasi, kundër Bregallnicës në Shtip. Pikërisht kjo skuadër Dritës i shkaktoi disfatën e parë në Bogovinë, në ndeshjen e parë historike të Dritës në Ligën e Parë dhe tani bogovinasit kërkojnë hapsirë për hakmarje. “Kemi atmosferë të mirë pas disa paraqitjeve pozitive. Fitorja e fundit na ngren moralin, sidomos te futbollistët më të rrinjë që duhet të kuptojnë se mund të fitojmë edhe jashtë. Pikërisht ky ndryshim i mentalitetin në skuadër më bën pozitiv për tjetër sukses. Shkojmë të luajmë në Shtip lojën tonë, duke sulmuar Bregallnicën dhe duke besuar se mund të fitojmë. Do të shohim nëse kjo do të jetë e mjaftueshme për sukses të ri në transfertë”, deklaroi sulmuesi i Dritës, Ardian Nuhiu. Në ndeshjet tjera, spikat derbi i madh i Shkupit, kur Rabotnicki prêt Vardarit, Horizonti s’duhet të ketë problem me Teteksin, ndërsa Metalurgu përballet me Sileksin. Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00.

Dyshet e javës së 12-të:
Horizont T. – Teteksi
Napredoku – Renova
Bregallnica – Drita
Metalurgu – Sileksi
Shkndija – Pelisteri
Rabotniçki – Vardari.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *