Home / Sport / Lutfi Bilalli thiret në U-21

Lutfi Bilalli thiret në U-21

“ Është e vërtetë se në adresë të NK Cejle ka arritur ftesë nga seleksionuesi reprezentacionit të Maqedonisë U-21, Boban Babunski, i cili kërkon të më ketë në disponim për ndeshjen e rradhës. Kjo është ftesa e parë për mua dhe për këtë ndihem mjaftë krenar, pasi që kam pritur me padurim një gjë të këtillë. Kjo ftesë më motivon edhe më tepër që të punoj me përkushtim më të madh dhe të dëshmoj cilësitë e mija si futbollit”, është shprehur Bilalli për mediat, pasi kë mësuar se është ftuar në kombëtaren e shpresave, për të cilët pritet të debutojë kundër Malit të Zi.

Paraqitjet e mira të Lutfi Bilallit te ekipi i Celjes në kampionatin slloven, kanë bërë që seleksionuesi i shpresave të Maqedonisë, Boban Babunski, të grumbullojë futbollistin nga Gostivari për përballjen e rradhës me Malin e Zi më 17-të tetor në Shkup. Ky fakt, padyshim është satisfaksion i madh për vetë futbollistin, i cili më në fund shpërblehet për paraqitjet e shkëlqyeshme në kampionatin e Sllovenisë, me skuadrën NK Celje. “ Është e vërtetë se në adresë të NK Cejle ka arritur ftesë nga seleksionuesi reprezentacionit të Maqedonisë U-21, Boban Babunski, i cili kërkon të më ketë në disponim për ndeshjen e rradhës. Kjo është ftesa e parë për mua dhe për këtë ndihem mjaftë krenar, pasi që kam pritur me padurim një gjë të këtillë. Kjo ftesë më motivon edhe më tepër që të punoj me përkushtim më të madh dhe të dëshmoj cilësitë e mija si futbollit”, është shprehur Bilalli për mediat, pasi kë mësuar se është ftuar në kombëtaren e shpresave, për të cilët pritet të debutojë kundër Malit të Zi. Ndryshe, Lutfi Bilalli më parë ishte pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë në kategoritë U-15, U-17 dhe U-19. Ai karrierën e tij si futbollist e ka filluar në kampet në KF “OGC” – Nica (Francë) dhe në “Dinamo” – Zagreb (Kroaci). Më vonë ka luajtur te Teteksi, Shkëndija dhe Makedonija Gj.P.. Pason angazhimi te skuadra e Gostivarit, prej ku transferohet në Slloveni, te skuadra e Celjes, të cilët Bilallin e vlerësojnë si futbollist me prespektivë të madhe. Pritet që gostivarasi paraqitjet e mira me Celjen, t’i dëshmojë edhe në ekipin kombëtar të Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *